Lajme

3 nxënëse të një klase në një shkollë shqiptare tentojnë vetëvrasjen

Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 28 February 2022

Tentativa për vetëvrasje e 3 vajzave në Kamëz, ka tronditur zonën dhe gjithë kryeqytetin. Ndërkohë që rastet janë bërë objekt hetimi nga organet e drejtësisë, mësohet se secila prej tyre ka tentuar të presë damarët.

Njëra nga të miturat e ka publikuar tentativën e saj edhe në llogarinë e “Snapchat-it”. Në trupin e nxënëses së parë janë gjetur shenja në parakrah dhe bark. Fill pas saj, veprimet ekstreme janë përsëritur edhe nga 2 shoqet e tjera.

Sipas të dhënave të para nga autoritetet dhe dëshmitë e shumta, ka dyshime se vajza ka qenë e rënduar psikologjikisht pas divorcit të prindërve, burgosjes së të atit dhe vdekjes së gjyshit. Vetë ajo ka thënë se arsyeja që e çoi drejt tentativës për vetëvrasje ka qenë shmangia e provimit të gjuhës.

-Advertisement-

2 rastet e tjera janë zbuluar disa ditë më pas. Njëra, shfaqte shenja në parakrah e ndërsa tek tjetra dalloheshin qartë shenja të prerash në të dy krahët. Në këto kushte, policia shpjegon se ka marrë në pyetje të miturat, të cilat tregojnë se i kryen veprimet pasi panë shoqen e tyre që nuk u jepte shpjegim, por vetëm qeshte.

E kontaktuar për një reagim zyrtar nga Top Channel, Ministria e Arsimit nuk e sqaroi situatën duke thënë se është çështje hetimore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera