Lajme

3 minuta para nisjes së seancës, salla e kuvendit është e zbrazët

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 04 April 2021

Salla e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës është e zbrazët kur kanë mbetur edhe 5 minuta deri në nisjes të seancës së paralajmëruar për votimin e Presidentit të Kosovës.

Pas dy tentativave ditën e djeshme, seanca është ndërprerë për të vazhduar sot nga ora 17:00.

Në njërën herë kanë marrë pjesë në votim 78 deputetë të Kuvendit të Kosovës, ndërkaq herën e dytë pjesëmarrja ishte 79 sish.

-Advertisement-

Janë dy kandidatë, Vjosa Osmani-Sadriu dhe Nasuf Bejta, për të cilët ligjvënësit kosovarë do të mblidhen përsëri për të provuar që ta votojnë njërin për President të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera