Lajme

3 milion euro të hedhura në baltë

Autori: Gazeta inFokus 11:59 | 12 December 2019

Me mbeturinat e asfaltit është nisur të ndërtohet rruga Rahovicë-Kishnapolë, e cila ndodhet në komunën e Ferizajt.

Rreth 3 milion euro të cilat janë planifikuar të shpenzohen për këtë rrugë janë duke u keqpërdorur.

Kështu ka konstatuar të paktën rrjeti i OJQ-ve AVONET, i cili ka ngritur shqetësimet tek zyrtarët e Komunës së Ferizajt, por edhe tek Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit që ky projekt nuk është duke u realizuar në kuadër të standarteve dhe planifikimit si është edhe në paramasat e projektit, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Sipas një komunikate për media ky rrjet i organizatave ka thënë se kompania “Gërlica Kompani” nuk është duke realizuar projektin siç është paraparë.

“Gërlica Kompani”, me 9 qershor të vitit 2019 kishte filluar rregullimin e rrugës të fshatit Mirosal, ku kjo kompani kishte marrur materiale (mbeturina e asfaltit) të rrugës dhe kishe hedhur si material tek projekti i asfaltimit Rahovicë – Kishnapole, (shiheni në foto). Operatori Ekonomik është dashtur të realizoj paramasën e projektit në linjën 1.4, konstruksioni i trases së rrugës, këto paramasa të projektit në shumicën e trasesë nuk janë realizuar siç është paraparë, ku janë hedhur pjesë të asfaltit që janë hequr nga rruga e fshatit Mirosal”, thuhet në komunikatën e tyre.

Sipas tyre, kjo është dëshmuar edhe në fazën e fundit të këtij projekti, që shumica e rrugës ka bërë lëvizje dhe është jo stabile, traseja e rrugës e cila vërehet edhe në foto se është dalur edhe balta mbi sipërfaqe të trases së rrugës.

Rrjeti i OJQ-ve AVONET shpreh shqetësimin e thellë se si kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu, nuk ka marr deri më tani asnjë masë ndaj këtyre operatorëve jo serioz, në fakt veç sa ka krijuar bashkëpunim më këto kompani.

AVONET, kërkon që Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore e Ferizajt të fillojnë hetimet ndaj menaxherëve të projekteve dhe të kompanisë ndertuese./Gazeta inFokus/


Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera