3 mijë euro gjobë ndaj policit të akuzuar për keqtrajtim gjatë detyrës, tjetra lirohet nga akuza
Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 23 September 2023
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Rrustem Mehmetit- hetues në Stacionin Policor në Mitrovicë, duke e dënuar me 3 mijë euro gjobë për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. Ndërsa, zyrtarja policore Teuta Mulliqi, është liruar nga akuza.
Aktgjykimi ndaj dy të akuzuarve, është shpallur më 12 shtator 2023 nga gjyqtari Xhemajl Jusufi, raporton “Betimi për Drejtësi’.
Mehmeti dhe Muliqi akuzoheshin se në vitin 2020, duke keqpërdorur detyrën zyrtare ose autorizimet publike, kishin keqtrajtuar, frikësuar të dëmtuarin N.B., duke e cenuar dinjitetin e tij.
Në aktgjykimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, huhet se i akuzuari Mehmeti fillimisht u dënua me gjashtë muaj burgim.
Por, në mbështetje të nenit 44 dhe me pëlqimin e tij, ky dënim i zëvendësohet me gjobë në shumë prej 3 mijë euro.
Mehmeti obligohet të paguajë shpenzimet e procedurës gjyqësore dhe atë 50 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 20 euro në emër të fondit të viktimave të krimit.
Kurse, për të akuzuarën Mulliqi, shpenzimet e proceudrës bien në barrë të mjeteve buxhetore të gjykatës.
“Nga provat e administruara në shqyrtimin gjyqësor, në bazë të nenit 7 dhe 360 të Kodit të Procedurës Penale, Gjykata ka vërtetuar përtej çdo dyshimi se i pandehuri Rrustem Mehmeti, ditën kritike, giatë ushtrimit të detyrave zyrtare, si zyrtar policor, e kishte keqtrajtuar të demtuarin N.B”, thuhet në arsyetimin e vendimit.
Aty thuhet se nga audio-incizimet, vërehet se e vetmja kërkesë e të dëmtuarit ishte sigurimi i një mbrojtësi.
“Nga provat materiale, përkatësisht audio incizimet, e vetmja kërkesë e të dëmtuarit atë ditë, ishte angazhimi i një mbrojtësi për ta mbrojtur të njëjtin. Prandaj, mbi bazën e kësaj, Gjykata ka konstatuar se i pandehuri e ka keqtrajtuar të dëmtuarin duke i keqpërdorur autorizimet e tij gjatë ushtrimit të detyrave si zyrtar policor”, thuhet më tej.
Në vendim thuhet veprimet e të pandehurit ishin të kundërligjshme pasi gjen se i pandehuri ka fyer dinjitetin personal të të dëmtuarit, duke fyer dhe duke përdorur fjalor banal. Andaj, me këtë i pandehuri ka cenuar dinjitetin personal të të dëmtuarit.
Andaj, Themelorja konstaton se i pandehuri e ka keqtrajtuar të dëmtuarin duke i keqpërdorur autorizimet e tij gjatë ushtrimit të detyrave si zyrtar policor.
Ndërsa, lidhur me të pandehurën e dytë Teuta Muliqi, gjykata vlerëson se për marrjen e aktgjykimit lirues, është mbështetur në dispozitën ligjore nga neni 363, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 të Kodit të Procedurës Penale, pasi që ka vlerësuar se në veprimet e të pandehurës, nuk janë përmbushur elementet, qoftë të përgjithshme apo të veçanta të veprës penale për të cilën akuzohej.
Tutje, në aktgjykim thuhet se nuk ishte kontestuese se e pandehura Mulliqi, është zyrtare policore në sektorin e hetimeve në Stacion Policor në Mitrovicë.
“Po ashtu, nuk ishte kontestuese se në ditën kritike, e njëjta kishte qenë duke ushtruar detyrën zyrtare dhe ishte pikërisht ajo që kishte qenë e ngarkuar me rastin e këtu të dëmtuarit N., i cili në atë procedurë ishte i dyshuar për një vepër penale ndaj ish-bashkëshortes së tij dhe se e tërë ngjarja e ditës kritike të datës 24.08.2020, kishte ndodhur në zyrat e Stacionit Policor në Mitrovicë, përkatësisht në zyrat e të pandehurës Teutë”, thuhet në vendim.
Mirëpo, sipas gjykatës, kontestuese ishte nëse në veprimet e të pandehurës janë konsumuar elementet e veprës penale për të cilën e njëjta akuzohej.
Sipas vlerësimeve të Gjykatës, me gjestin e përshkruar si në aktakuzë për të pandehurën Teutë “…ndërsa e pandehura Teuta me këtë rast në mënyrë ironike kishte qeshur”, nuk janë konsumuar elementet e përgjithshme e as ato të veçanta të veprës penale.
Kundër këtij aktvendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Mitrovicë më 20 shtator 2021 ka ngritur aktakuzë kundër Rrustem Mehmetit dhe Teuta Mulliqit, me arsyetimin se më 24 gusht 2020, në zyrën e Stacionit Policor në Mitrovicë – Jug, me keqpërdorim të detyrës ose autorizimit kanë keqtrajtuar, frikësuar dhe e kanë ofenduar rëndë dinjitetin e personit tjetër, të dëmtuarit N.B.
Sipas aktakuzës, me rastin e marrjes në pyetje të të dëmtuarit N.B në zyrën e Teuta Mulliqit, pasi që i njëjti kishte kërkuar që t’i sqarohet se për çfarë arsye është ftuar dhe duke iu thënë që nuk dëshiron të japë deklaratë pa prezencën e avokatit, nuk iu kanë lexuar të drejtat e tij, ndërsa të akuzuarit kanë filluar t’i bëjnë presion dhe dhunë fizike që të japë deklaratë.
Tutje, në aktakuzë thuhet se i pandehuri Rrustem i ka thënë: “cilin avokat po e do, Tomën apo Rrecaj, çfarë filozofi je ti, mësuesit si ti na kanë sjellë këtu ku jemi tani”. Ndërsa, përreth një orë nuk iu është siguruar avokati.
Gjithnjë sipas aktit akuzues, i pandehuri Rrustem Mehmeti dy herë e kishte goditur në pjesën e qafës pas kokës, duke kryer dhunë fizike, ndërsa e pandehura Teuta me këtë rast në mënyrë ironike kishte qeshur.
Tutje, thuhet se polici Rrustem ia kishte vendosur shufrën tek goja dhe i kishte thënë që do t’ia thyej dhëmbët apo eshtrat, ndërsa tërë ngjarjen i dëmtuari N.B. e ka incizuar me telefon mobil.
Prandaj, me këtë akuzoheshin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, nga neni 195, par.1 i KPRK-së, në lidhje me nenin 31 të KPRK-së.
Të tjera
-
Bedri Hamza për Prishtinën: Unaza e jashtme e kryeqytetit do të kryhet me financimin e qeverisë, pavarësisht sa kushton
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka premtuar të punojë ngush...
-
Bedri Hamza: Pensionet për familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët rriten për 50%, u lejohet edhe të punojnë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se nuk ka arsye që...
-
Bedri Hamza: Me Fondin e Papunësisë dhe Gjykatën e Punës përmirësohen kushtet e punëtorëve
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, i ftuar në emisi...
-
Bedri Hamza: Autostradat do t’i përfundojë, do të ketë lidhje të reja me to
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka folur edhe pë...
-
Hamza: Brengë për mua janë preokupimet e qytetarëve, jo partitë politike
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, i ftuar në emisi...
-
Von der Leyen: Jemi gati të nisim punën e shqyrtimit të aplikimit të Kosovës
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shprehur gatishmë...
-
Kurti me fjalë të rënda për partitë opozitare, i barazon me Listën Srpska – popullit ia lypë 500 mijë vota
500 mijë është numri i votave që Albin Kurti ka kërkuar nga qytetarët e Kosov...
-
Lajmërohet personi “që kërcënoi” Ramush Haradinajn: Më është keqpërdorur emri im
Gjatë ditës së sotme u raportua për një kërcënim që kishte marrë kreu i AAK-s...
-
Tubimi i VV’së, Kurti përsëri merret me ‘specialitetin’ e tij, i godet ‘studiot televizive’ dhe analistët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar të sulmojë analistët kritikë...
-
Kurti ankohet në tubimin e VV’së: Na kanë sabotuar në këto 4 vite
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ankuar në tubimin e VV’së duke thën...
-
Mbledhja e Qeverisë, ja çfarë vendime u morën
Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 238, ku janë marrë disa vendime. ...
-
Seanca e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë, publikohet agjenda
Kuvendi i Shqipërisë publikoi të mërkurën programin e seancës së përbashkët p...