3 këshilla që do t’ju ndihmojnë të flini më mirë kur keni dhimbje shpine
Autori: Gazeta inFokus 07:06 | 09 August 2022
Dhimbjet në pjesën e poshtme të shpinës mund ta bëjnë të pamundur gjumin gjatë natës. Dhe kur nuk pushoni mirë, gjendja e shpinës tuaj mund të përkeqësohet.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org njerëzit me dhimbje kronike, duke përfshirë dhimbjen e shpinës, kanë deri në 18 herë më shumë gjasa të diagnostikohen me pagjumësi krahasuar me ata që nuk kanë dhimbje.
Dhimbja kronike mund ta bëjë të vështirë gjetjen e një pozicionit të rehatshëm fjetjeje dhe ju detyron të lëvizni shpesh.
Prandaj gjetja e mënyrave për të minimizuar shqetësimin tuaj gjatë gjumit mund t’ju ndihmojë të flini më mirë. Dhe kur filloni të flini aq orë sa ju nevojiten, mund të zbuloni se intensiteti i dhimbjes suaj zvogëlohet.
Çfarë mund të bëni për të bërë gjumin që ju nevojitet?
AgroWeb.org ju njeh më poshtë me tre mënyra mjaft efikse si edeh disa këshilla për të bërë gjum të rehatshëm.
Gjeni pozicionin më të mirë të gjumit për ju
Disa pozicione gjumi janë më të mira për të hequr presionin nga shpina juaj.
Edhe pse nuk ka një pozicion të vetëm gjumi që funksionon njëlloj për të gjithë, për ata me dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, fjetja në shpinë është më e mira.
Kështu pesha shpërndahet në mënyrë të barabartë në shpinën tuaj, duke reduktuar presionin që shkaktohet.
Vendosja e një jastëku të vogël ose peshqiri të mbështjellë nën gjunjë mund të lehtësojë presionin.
Nëse nuk jeni adhurues i gjumit në shpinë, provoni të flini në anë duke mbajtur një jastëk midis gjunjëve.
Gjumi në pozicionin e fetusit, ku gjunjët tuaj janë ngritur deri afër gjoksit, ndihmon në lehtësimin e presionit në disqet ndërvertebrale në shpinë. Kjo gjë mund të ndihmojë me dhimbjen e shpinës.
Mbi të gjitha, përpiquni të shmangni gjumin me bark. Duke vepruar kështu ju detyron të anoni qafën, gjë që mund të pengojë shtrirjen natyrale të shtyllës kurrizore dhe të përkeqësojë (ose të shkaktojë) parehati në shpinë.
Megjithatë, nëse duhet të flini në bark, vendosja e një jastëku poshtë ijeve mund të ndihmojë në lehtësimin e presionit dhe uljen e rrezikut të dhimbjes së shpinës.
Zgjidhni jastëkun e duhur
Ashtu si nuk ka një pozicion të caktuar gjumi që të funksionojnë njëjtë për të gjithë, nuk ka asnjë jastëk perfekt për të gjithë ata me dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës.
Nëse jeni duke fjetur në shpinë, një jastëk me trashësi mesatare që mban formën e tij do ta kryejë punën.
Por nëse flini në anë, mund t’ju duhet diçka më e trashë dhe më e fortë për të parandaluar që koka juaj të mos zhytet dhe të ruajë drejtimin e shtyllës kurrizore.
Sa i përket materialit, jastëkët latex priren të fitojnë për aftësinë e tyre për të ruajtur formën dhe për të shmangur presionin.
Zgjidhni dyshekun e duhur
Përsëri, qëllimi është gjetja e një dysheku që ndihmon në mbajtjen e shtyllës kurrizore në një linjë të drejtë.
Zgjidhjet janë të ndryshme dhe varet çfarë ju përshtatet më tepër.
Një dyshek i fortë do të mbështesë më së miri kthesat natyrale të shtyllës kurrizore, beli dhe ijet e të cilëve janë afërsisht të njëjtën madhësi.
Nëse ijet tuaja janë më të gjera se beli, një dyshek më i butë është një zgjedhje më e mirë.
Më shumë këshilla
Ndryshimi i pozicionit tuaj të gjumit, jastëkut dhe dyshekut është një fillim i mirë. Por nëse këto ndryshime nuk kanë bërë mjaftueshëm për të lehtësuar shqetësimin tuaj, këto strategji mund të ndihmojnë.
Mungesa e gjumit ju bën më të ndjeshëm ndaj dhimbjes. Sa më pak të flini, aq më shumë ka gjasa që shpina juaj t’ju shqetësojë.
Me këtë në mendje, bëni atë që mundeni për të krijuar një rutinë të shëndetshme gjumi.
Sigurohuni që dhoma juaj e gjumit të jetë e freskët, e errët dhe e qetë.
Shmangni përdorimin e kafeinës pasdite dhe të celularit apo kompjuterit para gjumit.
Bëjeni qëllim që të shkoni në shtrat dhe të zgjoheni në të njëjtën kohë çdo ditë.
Kështu do të filloni të ndiheni të përgjumur kur afrohet koha e gjumit, në mënyrë natyrale.
Ushtrimet ritmike të frymëmarrjes ose imazhet e drejtuara, ku imagjinoni veten në një vend qetësues dhe paqësor, mund t’ju ndihmojnë shumë bini në gjumë.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thÃkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për krÃme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...