Lifestyle

3 këshilla për kujdes ndaj lëkurës në vjeshtë

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 23 October 2018

Nëse dëshironi që të keni sezon të shëndetshëm, duhet të kujdeseni për disa gjëra që bukuria juaj të shfaqet edhe gjatë vjeshtës.

Produktet e lëngëta

Duhet të keni gjithnjë parasysh sa e rëndësishme është që lëkura juaj të jetë e lëngët, dhe assesi të mos kalojë në tharje. Shumica e kozmetikës përmban alkool, andaj më mirë të shikoni me kujdes etiketën.

-Advertisement-

Kujdesi ndaj buzëve

Buzët e thara janë të zakonshme përgjatë vjeshtës për shkak të ajrit të thatë dhe të ftohtë. Më mirë përdorni vajra natyral për buzë të bukura dhe të shëndetshme, përcjell KosovaPress.

Duart

Gjëja e fundit qe dëshironi është duar të thata, duhet të kujdeseni që të përdorni krema mjaftueshëm të lëngët dhe me vitaminat e duhura.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera