3 gushti përcakton fatin e PAN-it
Autori: Gazeta inFokus 08:40 | 26 July 2017
Seanca konstituive e Kuvendit, e cila pritet të mbahet më 3 gusht, do ta qartësojë përfundimisht enigmën nëse koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAN) i ka apo jo votat. Gjatë asaj dite, testi i PAN-it do të nisë me zgjedhjen e kryeparlamentarit, me të nominuarin ende jozyrtar Kadri Veselin. Përderisa përfaqësues të PAN-it kanë thënë se kandidat për këtë post do të jetë Kadri Veseli, ky i fundit nuk ka pranuar të flasë rreth kësaj çështjeje.
“Më datën 3 gusht do ta kemi seancën konstituive, në të njëjtën kohë do t’i kemi hapat të cilët do të ndërmerren për kandidaturat e propozuara për kryetar të Kuvendit, i cili domosdoshmërisht do të jetë nga Partia Demokratike e Kosovës, përkatësisht nga koalicioni PAN. Për vendimmarrje do t’ju njoftojmë”, ka deklaruar Veseli pas mbledhjes së fundit që pati kryesia gjatë ditës së djeshme.
Mirëpo Rasim Selmanaj, anëtar i Kryesisë së AAK-së, njëherësh deputet nga radhët e koalicionit PAN, ka thënë se kandidati për kryeparlamentar, Kadri Veseli, do të votohet më 3 gusht. “Seanca konstituive duhet të mbahet dhe kryeparlamentari duhet të zgjidhet sepse duhet vazhduar me procedura. Sigurisht se do të votohet z. Veseli, në mënyrë që të shkohet më tutje”, ka deklaruar ai më tej, ku ka thënë se PAN-i i ka votat për ta bërë Qeverinë dhe për ta zgjedhur kryeministër Ramush Haradinajn.
“E kemi thënë, Ramushi do t’i marrë votat e deputetëve dhe do të bëhet kryeministër”, ka potencuar ai. Ndërkohë, ka thënë se Qeveria mund të votohet të njëjtën ditë kur do të konstituohet Kuvendi, por edhe pak ditë më tej.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...