Sport

3 arsyet se pse Mbappe duhet të jetë ‘Galaktiku’ i ri

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 19 July 2018

Mosha e re, aftësia për të shënuar si dhe lidershipi i treguar janë 3 arsyet se pse Kylian Mbappe duhet të jetë galaktiku i ri i Real Madridit.

Mosha e re

Mbappe është një yll i ri i krijuar në moshën 19-vjeçare. Në po këtë moshë Lionel Messi e tregoi vetëm, njëjtë Cristiano Ronaldo me Manchester United pas largimit të David Beckham në Real Madrid, ndërkohë që filloi të ndriçonte edhe me Portugalinë.

-Advertisement-

Mbappe është tashmë një hap përpara. Ai ka qenë i dobishëm në triumfin e PSG në Ligue.

Nëse e krahasojmë ndikimin që ai ka në lojën e ekipeve të tij, ai ka qenë më i mirë se dy lojtarët më të mirë të dekadës së fundit në moshën e tij. Kjo për faktin se ia ka arritur të fitojë Kupën e Botës me kombëtaren e Francës.

Aftësia për të shënuar

Aftësia e tij për shënuar gola është e lindur dhe nga ajo që kemi parë në futboll, ai është i vetmi lojtar me potencial për t’u afruar me shifrat që Ronaldo ka shënuar në nëntë vitet e fundit. Pa qenë një sulmues tipik Mbappe ka arritur të shënojë 28 gola në dy sezonet e fundit në Francë. A

Edhe portugezi Cristiano e filloi karrierën e tij në Manchester United si një anësor, njëjtë si Mbappe.

Lidershipi

Një projekt i udhëhequr nga Mbappe. Me ardhjen në Real Madrid do të arrijë kulmin e tij si një ikonë në mbarë botën, sepse nuk ka markë si Los Blancos që mund ta menaxhojë më mirë atë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera