Lajme

29 prona të uzurpuara në veri

Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 08 July 2017

Drejtori menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit , Ekrem Hajdari,ka thënë se pronat në veri, ato jashtë vendit dhe lirimi i pronave të uzurpuara mbeten sfidë kryesore e AKP-së.

Hajdari në një intervistë për KosovaPress ka treguar se në veri të vendit janë edhe 29 prona që janë të uzurpuara, ndërsa tregon se lirimi i shumë pronave që kanë qenë më herët të uzurpuara në pjesë tjera të Kosovës ka rritur interesimin e investitorëve.

“Përderisa po flasim jemi në një fazë ku thuajse përveç disa aseteve që gjenden në pjesën veriore të Kosovës, aty janë rreth 28 -29 asete që akoma mbesin të uzurpuara në pjesën tjetër të Kosovës nuk e di a i kemi 1 apo 2 që kanë mbetur akoma. Jemi në proces edhe marrëveshje me qoftë shfrytëzuesit e ri apo me uzurpatoreë për lirim, kështu që mund të themi që nuk kemi më prona në këtë pjesë të uzurpuara . Edhe kjo ka ndikuar në përmirësimin e një klime të përgjithshme për investitorët edhe blerësit potencial”, tha Hajdari.

-Advertisement-

Drejtori i AKP-së shpreson se shumë shpejt do të formohen institucionet e reja dhe t’i trajtojë disa nga asetet strategjike siç janë Hoteli Grand, Miniera e Goleshit, etj.

“Unë po besoj se me konsolidimin e institucioneve gjegjëse ne do të vazhdojmë në të ardhmen që së pari të kemi një vendim nga Qeveria , se si do t’i trajtojmë këto asete e pastaj edhe për procesin se si do të zhvillohet në lidhje me shitjen , privatizimin e këtyre aseteve. Në kuadër të kësaj liste , kemi hotelin Grand, minierën e  Strezovcit, e Goleshit , është Fabrika e Gomave ‘Damperi’ në Therandë, ka edhe asete të tjetra të përmasave të mëdha me karakter strategjik “, tha Hajdari.

Po ashtu  ai tha se janë në fazën e një analize të procesit të privatizimit dhe është kërkesë e veçantë e parlamentit të Kosovës,  ku sipas tij kërkohet plan dinamik në bazë të të cilit parashihet përmbyllja e gjithë procesit të AKP-së. Por sipas tij pengesat në plane kanë nga lëndët e pazgjidhura nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme.

“Hapat që i kemi ndërmarr vlerësojmë që kanë ndikuar dukshëm në shtimin e investitorëve të huaj po edhe vendor. Iu thashë me këtë dinamizëm deri më sot kemi realizuar veçse 6 valë të shitjes me  ç’‘rast kemi ofruar për shitje mbi 430 asete anembanë Kosovës. Prej tyre kemi përmbyll diku 80 kontrata tek blerësit në vlerë prej mbi 10 milionë euro. Mbesin edhe një numër prej 70-80 kontrata të cilat janë në procese të ndryshme. Po edhe ato që të realizohen edhe t’u  dorëzohen blerësit edhe krejt kjo besojmë që ka ndikuar dukshëm në ngritjen e transparencës së përgjithshme edhe ndaj blerësve po edhe ndaj publikut të gjerë në Kosovë”, tha Hajdari.

Sipas tij gjatë këtij  viti ka pasur interesim të madh të investitorëve në valët e privatizimit. Vetëm në vitin 2017-të   kanë investuar 550 blerës, gjegjësisht investitor të huaj të cilët janë parakualifikuar .

Hajdari thotë se përmirësimi i infrastrukturës, gjegjësisht legjislacionit në fuqi , dinamizmi i punës, asete më tepër për shitje kanë ngrit numrin e investitorëve .

Por që sipas tij edhe bashkëpunimi që ka pasur me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe  KIESA, duke prezantuar asetet jashtë vendit në konferenca e panaire kanë rritur këtë numër të interesimit të investitorëve.

Ai tregon se bordi i AKP-së ka marrë vendim që t’i hedhin në shitje shumë nga ato parcela kryesisht të karakterit bujqësor pasi që sipas Hajdarit është ngritur interesim i madh për to.

Sa i përket ndërmarrjeve në likuidim. Hajdari thotë se,  procesi i likuidimit paralelisht me procesin e privatizimit të shitjes vazhdon po me të njëjtin ritëm.

Këtë vit, sipas Hajdarit janë 37 ndërmarrje që kanë hyrë në proces të likuidimit.

Drejtori i AKP-së po ashtu tregon se këtë vit janë ndarë 4 milionë euro në kuadër të r 20 përqindëshit për ish-punëtorët e ndërmarrjeve nën menaxhim të AKP-së.

Sfidë për AKP-në, sipas tij, mbeten asetet  jashtë vendit dhe  ndërtimet pa leje në pronat e menaxhuara nga Agjencia.

“Kemi bërë identifikimin e një numri të madh të këtyre aseteve jashtë vendit , vazhdojmë me bashkëpunim me ambasadat tona , gjegjësisht me MPJ, të tentojmë ti identifikojmë edhe asetet të tjera në këto vende ku jemi pronar. Mbetet për t’u parë se çka do të bëjmë. “, tha Hajdari.

Hajdari , tha janë duke u munduar që në forma dhe mënyra të ndryshme që t’i ftojnë investitorët dhe të investojnë. Ai tha se bordi dhe menaxhmenti janë transparent dhe se në secilën valë të shitjes e  transmetojnë online dhe përmes mediave. Krejt kjo sipas tij bëhet që të heqin dyshimet për keqpërdorime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera