29 pozita në kuadër të Qeverisë me ushtrues detyre, a po marrin vendime të jashtëligjshme?
Autori: Gazeta inFokus 20:05 | 04 October 2024
Situata pasigurie sikurse këtë javë me pagat e shërbyesve, rrezikohet të shfaqen edhe në sektorë të tjerë. Kështu vlerësojnë anëtarë të shoqërisë civile, të cilët kërkojnë veprime urgjente nga Qeveria që t’i plotësojë me staf të rregull 29 pozita që funksionojnë me ushtrues detyre brenda Ekzekutivit. Një pjesë e madhe e këtyre personave ushtrojnë pozitën përtej afatit ligjor, çka nënkupton që secili vendim i nënshkruar nga ta është i jashtëligjshëm.
Hiç më pak se 29 pozita në kuadër të Qeverisë së Kosovës po funksionojnë me ushtrues detyre.
Në Zyrën e Kryeministrit, me ushtrues detyre udhëhiqet Agjencia për Barazi Gjinore dhe Zyra e Inspektoratit të Përgjithshëm.
Ministria e Drejtësisë, numëron katër pozita të tilla. Bëhet fjalë për Avokaturën Shtetërore, Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuara, Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Inspektoratin e MD-së.
Të njëjtin numër me pozita U.D e mban edhe një ndër ministritë më të rëndësishme, ajo e Punëve të Brendshme.
Akademia e Kosovës për Siguri Publike funksionon me zëvendësdrejtor, Agjencia për Regjistrim Civil me Ushtrues Detyre, Agjencia e Kosovës për Forenzikë me zëvendëskryeshef, kurse Agjencia e Shoqërisë së Informacionit me ushtrues detyre.
E, shtatë pozita udhëhiqen me ushtrues detyre ose me zëvëndës kryesues në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e cila prinë me këtë mënyrë funksionimi në listën e ministrive të Qeverisë së Albin Kurtit.
Në kuadër të Ministrisë së Financave funksionojnë katër pozita në këtë mënyrë, kurse në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dy pozita, njëjtë sikurse Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë.
E me nga një pozitë me ushtrues detyrë janë vetëm Ministria e Ekonomisë në Shërbimin Gjeologjik dhe Ministria e Kulturës në kuadër të së cilës është Agjencia anti-doping, e cila udhëhiqet me ushtrues detyre.
Kjo situatë po e vlerëson si të rrezikshme Iniciativa Corrwatch, në kuadër të së cilës funksionojnë disa organizata joqeveritare.
Madje riktheksohet fakti që më 26 shtator 2024 janë bërë 1 vit nga hyrja në fuqi e Ligjit për Zyrtarët Publik, i cili nuk lejon që një pozitë të udhëhiqet nga një ushtrues detyre për më shumë se një vit.
“Ne e shohim këtë situatë si të rrezikshme sepse ligji përcakton se pas tejkalimit të këtij afati çdo vendim i ushtruesve të detyrës është i paligjshëm gjë që ndikon dhe i cenon direkt interesat dhe shërbimet që qytetarët duhet t’i marrin nga institucionet”, ka thënë Ema Pula nga GLPS.
Telashe, shkaku i tejkalimit të mandatit të ushtruesit të detyrës së Thesarit brenda Ministrisë së Financeve, u shkaktuan këtë javë.
Kjo bëri që mos të ekzekutohen me kohë pagat e shtatorit për dhjetëra mijëra shërbyesit civil të shtetit.
Por, edhe vendimi për ekzekutimin e tyre u mor përsëri nga një ushtrues detyre tjetër.
Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi po thonë se Prokuroria nuk ka bazë të hetojë një gjë të tillë.
“Në kuptim të praktikës së përgjithshme, nuk kemi ndonjë vepër penale për të cilën mund të hetohet, megjithatë duhet theksuar se qartazi krijohen dyshimet për tentative për rritje të mundësisë së ndikimit për pozitat e caktuara”, ka thënë Gzim Shala.
Ligji për Zyrtarët Publik përcakton se zyrtari shtetëror nuk mund të caktohet si ushtruese detyre më gjatë se gjashtë muaj. Por ai parasheh gjithashtu që kur pozita nuk mund të plotësohet brenda afatit gjashtë mujor, ky afat mund të zgjas më së shumti edhe për gjashtë muaj të tjerë, jo më gjatë.
Ligji qartazi konstaton se çdo vendim i marrë pas kalimit të afatit të përcaktuar, është i paligjshëm./RTV Dukagjini
Të tjera
-
Reuters: Arabia Saudite kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin që hyri me veturë në tregun e Krishtlindjeve
Një 50- vjeçar me origjine nga Arabia Saudite me profesion doktor I cili ndod...
-
Psikiatër, ateist, urrente islamin dhe mendonte ta shpëtonte Gjermaninë – Ky është profili i sulmuesit në Gjermani
Sipas informacioneve të para, Taleb A., i dyshuari i arrestuar për sulmin në ...
-
Policia e Kosovës parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra nga Serbia
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se më 20 dhj...
-
Hynë ilegalisht në Kosovë, pesë shtetasit e Serbisë shoqërohen në Polici
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia policore kanë ndaluar një veturë...
-
Rritet numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani
Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qyte...
-
Partia gjermane që synon t’i fitoj zgjedhjet, AdD, dëshiron që Gjermania të dal nga BE
AfD, në pjesë të saj ekstremiste e djathtë ka deklaruar në manifestin e saj e...
-
Lehtësohet gjendja në pikëkalimet kufitare, pritja në kolonë deri në gjysmë ore
Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin ...
-
Izet Mexhiti thotë se e di vendndodhjen e Artan Grubit
Zëvendëskryeministri i parë në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhiti, ka deklarua...
-
Shfaqen përsëri grafite me simbolin serb në veriun e Mitrovicës
Policia raporton se janë shfaqur grafite me simbolin serb në veri të Mitrovic...
-
Nëna nga Prishtina raporton në polici se ia kanë rrëmbyer djalin për një borxh 300 euro
Një grua në Prishtinë ka raportuar në polici se me datën 16 të këtij muaji i ...
-
Mjek nga Arabia Saudite, jetonte në Gjermani nga viti 2006 – Detaje të reja për sulmuesin në Gjermani
Dhjetëra njerëz u plagosën dhe të paktën dy persona, duke përfshirë një fëmij...
-
Ardhja e mërgimarëve, deri në një orë pritje në Merdare dhe te Dheu i Bardhë
Kanë filluar kolonat në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesi...