Lajme

28 nëntori zyrtarisht ditë pushimi

Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 20 November 2019

Ramush Haradinaj, kryeministër në detyrë në një status në facebook ka lajmëruar se 28 nëntori do të shpallet zyrtarisht ditë pushimi.

Haradinaj tha se duke u mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare ka marrë vendim që  me 28 nëntor të shpallet ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës.

“Me rastin e Ditës së Flamurit, mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, kam marrë vendim që 28 Nëntori, të shpallet ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t’i respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare. Vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik”, shkruan ai./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera