Fokus

28 nëntori i veçantë i nipit të Fehmi e Xhevë Lladrovcit

Autori: Gazeta inFokus 12:54 | 28 November 2018

Lapidari është bërë gati, si çdo 28 nëntor. Nga ora 12:30 do të përballet me Trepçën. Futbollistin e Feronikelit këtë ditë nuk e emocionon shumë loja e futbollit sa simbolika e festës që lidhet me historinë e trisht të familjes së tij.

Lapidar Lladrovci, është nipi i heroit Fehmi dhe Heroinës, Xhevë Lladrovci.

“Çdo 28 nëntor, kam emocione të jashtëzakonshme, për shumë arsye”, shprehet Lladrovci për gazetën inFokus.

-Advertisement-

Ai tregon se dy heronjtë, axha i tij, Fehmiu dhe Dada Xhevë, siç i quan ai, e motivojnë gjatë çdo momenti në karrierën dhe jetën e tij.

“Kujtoj me respekt të përjetshëm, dy nga figurat më emblematike të kombit, heroin e heroinën, Fehmiun dhe Xhevën, të cilët më motivojnë çdo ditë”, thotë Lladrovci i emocionuar, për gazetën inFokus.

Feronikeli sot do të zhvillojë ndeshje përballë Trepçës, në kuadër të Digitalb Kupës së Kosovës në Futboll.

“Edhe loja e sotme, i dedikohet Axhës Fehë e Dadës Xhevë, si dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të lirisë, të cilët kontribuuan që ne sot të kemi lirinë dhe mundësinë të përparojmë”.

Lapidari ka uruar të gjithë kontribuuesit e kombit që kjo ditë të jetë e veçantë për shqiptarët.

“Urime 28 nëntori për të gjithë shqiptarët kudo janë”, përfundon Lladrovci. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera