Lajme

2700 të vdekur nga epidemia e fruthit në 7 muaj

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 18 August 2019

Një epidemi e fruthit ka shkaktuar 2.700 të vdekur që nga fillimi i janarit deri në fillim të muajit gusht në Republikën Demokratike të Kongos.

Përmes një postimi në twitter, Mjekët pa Kufij raportuan se numri i viktimave në 7 muaj nga fruthi është më i lartë se viktimat e shkaktuara në një vit nga virusi vdekjeprurës Ebola.

“Epidemia e fruthit e shfaqur që nga 10 janari është më vdekjeprurësja që ka pasur ndonjëherë Republika Demokratike e Kongos që nga vitet 2011-2012. Që nga janari deri në fillim të gushtit, 145,000 njerëz janë infektuar dhe 2.785 njerëz kanë vdekur” raportojnë Mjekët pa Kufij.

-Advertisement-

“Megjithë shpërthimin e epidemisë, ekziston një mungesë shqetësuese e stafit dhe burimeve.Me 2.9 milion dollarë, përkundrejt 8,9 milion dollarëve të nevojshme për planin e përgjigjes, ndryshe nga Ebola, e cila mbledh qindra miliona dollarë, “shton organizata humanitare.

Mjekët pa Kufij thonë se ata po luftojnë kundër fruthit në 13 provincat e Republikës Demokratike të Kongos, krahas Ministrisë së Shëndetësisë. Epidemia është regjistruar në 23 nga 26 provincat e vendit, sipas zyrtarëve shëndetësorë në qershor.

“Që nga fillimi i vitit, Mjekët pa Kufij kanë vaksinuar 474.863 fëmijë dhe janë kujdesur për 27.439 pacientë.”

Fruthi prek kryesisht fëmijët dhe adoleshentët.

Një tregues sesa serioze është situata e krijuar në vend që nga shpërthimi i fruthit është se që nga 1 gushti 2018, vdekjet nga virusi Ebola janë 1.905.

Që nga fillimi i korrikut, Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar se fruthi ka vrarë më shumë se dy epidemitë e tjera, Ebola dhe kolera së bashku, të cilat shkaktuan 1.981 të vdekur, 1.676 Ebola dhe 279 kolera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera