Lifestyle

27 vjeçarja humbet ekuilibrin, bie nga 70m lartësi duke pastruar dritaret e shtëpisë (fotot)

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 27 April 2021

Një grua ka rënë drejt vdekjes nga 70 metra lartësi, pasi humbi ekuilibrin teksa pastronte dritaret e shtëpisë së saj.

27 vjecarja fatkeqe Olga Nauletova, vdiq teksa po bënte pastrimin pranveror të shtëpisë së saj. Ajo ishte parë më herët duke pastruar nga jashtë dritaret e apartamentit në katin e 21-të në ndërtesën e qytetit rus Kazan.

Dëshmitarët i thanë policisë se papritur ajo humbi ekuilibrin, madje në disa video shokuese shiheshin momentet tragjike kur ajo bie në trotuarin poshtë.

-Advertisement-

Policia po kërkon të flasë me dëshmitarë teksa hetojnë rënien fatale.

“Pakujdesia gjatë larjes së dritareve është versioni kryesor i aksidentit,” raportonte rrjeti vendas Plohie Novosti. gruaja punonte si shitëse në një dyqan makinash Nissan dhe ishte e martuar me 31 vjeçarin Kasim Nauletov, raportonin mediat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera