Lajme

“27 prilli”, personi brenda BDI-së ka informuar Gruevskin

Autori: Gazeta inFokus 18:02 | 13 November 2018

Zbardhen në seancë gjyqësore komunikimet e deputetëve të VMRO-DPMNE-së me ish kreun e Kuvendit Trajko Veljanovski natën e përgjakshme të 27 prillit vitin e kaluar.

Ditën kritike Veljanovski është njoftuar nga ish kryeministri Nikolla Gruevski se do të shpallet Talat Xhaferi për kryetar.

Gruevski informacionin e ka siguruar nga një njëri i BDI-së, që në sms nuk dihet nëse është deputet ose jo.

-Advertisement-

Gruevski i shkruan Veljanovskit.

“Informacioni nga BDI, nga njeriu që ka ardhur nga mbledhja me Talatin. Sot pasdite rreth orës 17 me iniciativë të LSD-së do të bëhet zgjedhja e Talatit për kryetar Kuvendit”.

Në orën 17:48, Veljanovski i shkruan shefit të sigurimit, Goran Gjoshevski. Ai kërkon që të ruhet vendi i tij dhe të mos lejohen deputetët e shumicës që të zënë ulësen e tij.

Komunikimi mes Veljanovskit dhe Gjoshevski

TV: “Qëndroni në gjendje gatishmërie”.

GGJ: “Të gjithë e dinin, përfshi MPB-në”.

Në orën 18:39 minuta deputeti Ilija Dimovski shkëmben disa porosi sms me Veljanovskin.

Komunikimi i Veljanovskit me Dimovskin

“E zgjodhën Talatin”. “Shih që deputetët të vijnë para kabinetit nëse je aty”.

Për një momentin, Veljanovski i shkruan ish ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov dhe kërkon nga ai që qytetarët të mblidhen. Më pas i shkruan deputetit Dimovskit dhe i tregon se populli po futet brenda në Kuvend. Një ditë më pas Veljanovski zhvillon një bisedë me deputetin Kërsto Mukoski i cili kishte hapur dyert bashkë më kolegun e tij Sasho Vasilevski. Veljanovski i tregon Mukoskit se veprimi i tij nuk vërehet mirë në kamerat e sigurisë.

Komunikimi mes Veljanovskit dhe Mukoskit “Më tregoi njeriu se nga dyert pothuajse asgjë nuk shihet. Ka një kamerë por është nga larg dhe shfaqet terr”. “Puna me mua është mjaftë serioze”.

Disa ditë më pas, Veljanovski ka tentuar që përmes Xhevat Ademit dhe Artan Grubit të ndikojë tek ish ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu që shefin e tij të sigurimit, Goran Gjoshevskin ta lënë të lirë. Në komunikimet e mëhershme që u shpalosen si dëshmi të siguruara nga telefoni i ish kreut të Kuvendit Veljanovski vërehet se deputetë të caktuar të VMRO-së dhe struktura udhëheqëse në parti dhe funksione shtetërore kanë kontrolluar protestën “Për Maqedoni të përbashkët”, duke i caktuar itinerar dhe program dhe duke i përzgjedhur njerëzit që do ta udhëheqin protestën.

Përveç nga telefoni i Veljanovskit, indikacione për dëshmi të reja në procedurë pritet të dalin edhe nga nënkryetari aktual i Kuvendit, Vesel Memedi të cilit më 27 nëntor 2017 pas një bastisje në shtëpinë e tij urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake policia i kishte konfiskuar telefonin celular./AlsatM/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera