Lajme

27 persona të vrarë gjatë vitit 2017

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 04 March 2018

Sipas Policisë së Kosovës në vitin 2017, kanë qenë 27 vrasje, ndërsa në vitin 2016, një vrasje më pak, 26.
“Disa raste të vrasjeve janë me kryes të njohur kurse disa nga rastet janë në proces hetimor dhe Policia në bashkëpunim me Prokurorinë i trajton me një seriozitet të madh.

Nëse iu referohemi statistikave lidhur me zbulueshmërinë e rasteve të vrasjeve nëpër vite, veçanërisht nga viti 2008, Policia e Kosovës ka arritur nivelin e zbulueshmërisë së rasteve të vrasjeve, mbi 75% ( saktësisht 77.85% të rasteve janë zbuluar nga autoritete)”.

Madje sipas Policisë së Kosovës, armëmbajtja pa leje ka bërë që edhe të ketë më shumë raste të vrasjeve.

-Advertisement-

“Policia e Kosovës bazuar në kompetencat ligjore, gjatë realizimit të detyrave operativo-hetimore, gjatë vitit 2016, ka konfiskuar 1187 armë dhe 22207 copë municion të llojeve të ndryshme, kurse gjatë vitit 2017 ka konfiskuar 1132 armë dhe 15749 copë municion të llojeve të ndryshme”.

Në një përgjigje dhënë Tribuna Channel, zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu tregon se në tri vjetët e fundit, 158 raste të vrasjeve, kanë arritur të zgjidhen, ndërsa në këto vrasje kanë qenë të përfshirë 268 persona.

“Prej këtyre rasteve, 120 persona janë shpallur fajtor me vendim të Gjykatës, 11 janë liruar, ndërsa për gjashtë persona është refuzuar aktakuza”.

Viti kur nga Prokuroria janë zgjidhur më së shumti raste, ka qenë viti 2015. Gjatë kësaj periudhe janë zgjidhur 67 raste, ku kanë qenë të përfshirë 119 persona. Fajtorë për vrasje atë vit janë shpallur 56 persona.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera