26 vjet nga vrasja e “Sandokanit”
Autori: Gazeta inFokus 07:57 | 08 October 2024
Abedin Rexha ishte luftëtar i radhëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, guximtar e sypatrembur deri në vdekje, për çka dhe bashkëluftëtarët e tij e quajtën “Sandokan”. Ai u lind më 8 korrik 1969 në Vajnik, komuna e Skenderajt.
Shkollën fillore e kreu në Turiçec të mesmen në Skenderajt, kurse studimet i vazhdoi në Fakultetin Xehetar-Metalurgjik në Mitrovicë. Gjatë kohës së shkollimit të mesëm, në Skenderaj ra në kontakt me veprimtarët e ilegales. Asokohe shoqërohej me Jakup Nurën dhe Nuhi Gecin, me të cilët tashmë ishte i organizuar dhe shpeshherë shpërndante edhe trakte e afishe, ku bëhej thirrje për rezistencë kundër pushtuesit serbo-sllav.
Duke qenë se pushtuesi i kishte rënë në gjurmë aktivitetit të Abedinit, me 1992 ai merr rrugën e mërgimit. Në vjeshtë 1996 kthehet në Kosovë, i ngarkuar me detyra të caktuara dhe mban takim me komandantin Adem Jashari. Ai hyn e del nga Kosova shumë herë. Më 6 maj 1997, Abedini së bashku me Fehmi Lladrovcin, Xhevë Lladrovcin, Luan Haradinajn, Ilaz Kodrën, Ramiz Lladrovcin etj, i kalon Alpet Shqiptare. Në rrugë e sipër, ky grup luftëtarësh bie në pritë të forcave serbe dhe pas një luftimi të ashpër dhe rënies heroike të Luan Haradinajt, detyrohet të tërhiqet nga kufiri.
Dy muaj më vonë, në korrik 1997, Abedin Rexha së bashku me Adrian Krasniqin, Ilaz Kodrën, Ilir Konushevcin dhe luftëtarë të tjerë të lirisë, arrin të depërtojë në Kosovë dhe punojnë pa u lodhur në zgjerimin dhe konsolidimin e radhëve e UÇK-së.
Më 25 nëntor 1997, policia serbe shkoi në Vajnik për ta arrestuar Abedin Rexhën – Sandokanin. Abedini me dy vëllezër, Brahimin dhe Afrimin e me luftëtarë të tjerë u kishte dalë përballë bandave serbe dhe i kishte sulmuar. Në këtë sulm ishin likuiduar dy policë serbë, ndërsa gjatë kësaj përleshjeje, forcat serbe kishin plagosur Baki Krasniqin, 11-vjeç.
Më 26 nëntor 1997, komandanti legjendar i UÇK-së Adem Jashari kishte urdhëruar t’u zihet pritë forcave serbe te vendi i quajtur Klisyra në Rezallë të Re. Krahas Adem Jasharit dhe Abedin Rexhës ishin rreshtuar në pozicione edhe Mujë Krasniqi, Ilaz Kodra, Nuhi Geci e shumë luftëtarë trima.
Plani i armikut kishte filluar të vihej në veprim. Mirëpo në orët e para të ditës, forcat serbe u gjendën të rrethuara. Gjatë tërheqjes serbët kishin goditur për vdekje mësuesin Halit Geci në oborrin e shkollës së Llaushës. Më 28 nëntor 1997, me rastin e varrimit të mësuesit Halit Geci në Llaushë, Mujë Krasniqi me shokët e tij Rexhep Selimin dhe Daut Haradinajn, duke qenë të armatosur shpallën publikisht fillimin e luftës çlirimtare në Kosovë, duke u paraqitur para masës së tubuar me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë vitit 1998, Lufta Çlirimtare vijoi të zgjerohej rrufeshëm, dhe Abedin Rexha nuk e përmbante dot zemërimin kundër pushtuesit, që masakronte pamëshirshëm fëmijë, gra, burra dhe pleq dhe ua digjte shtëpitë shqiptarëve.
Në fillim të gushtit 1998, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, Abedin Rexhën e kishte caktuar Komandant të Brigadës 112 “Arben Haliti” në Zonën Operative të Drenicës.
Gjatë muajve gusht-shtator 1998, komandant “Sandokani” luftoi pa iu trembur syri në shumë fushëbeteja. Dhe pikërisht në kulmin e ofensivave me përmasa të gjera shfarosëse nga forcat serbe, në të gjitha zonat Operative të UÇK-së, e veçanërisht në ZO të Drenicës më 8 tetor 1998, komandanti Abedin Rexha – “Sandokani”, vritet në pyjet e fshatit Kllodernicë të Skëndarajt.
Abedin Rexha pas vetes ka lënë bashkëshorten me dy fëmijë: Sokolin dhe Selveten. Heroizmi i tij është përjetësuar në shumë shkrime në shtypin tonë, në këngë e poezi, ndërsa shkolla e Turiçecit mban me krenari emrin e tij.
Të tjera
-
Trump ka folur me Putin në telefon, Washington Post zbulon diçka nga përmbajtja
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump foli në telefon me presidentin ...
-
Trump dhe Vuçiq zhvillojnë bisedë telefonike
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të dielën vonë se ka biseduar në ...
-
Tahiri thotë se me buxhetin e Qeverisë për vitin 2025 nuk mund të rriten pagat në sektorin publik
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik...
-
Peci: Kosova siguroi bukën e motmotit, viti 2025 do të thyej rekordet në bujqësi
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka theksuar se këtë vit, vendi ka siguruar ...
-
PDK-ja me tubim të jashtëzakonshëm në Stuttgart të Gjermanisë, dëgjoni çfarë thirrje kanë Hamza e Dervishaj për mërgatën
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur sot një tubim të madh me simpat...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Gërvalla në “garë” me Kurtin për lëvdata ndaj diasporës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministren e Punëve të Jashtme d...
-
Edhe 3 komuna nuk kanë votuar buxhetin për 2025, kur është afati i fundit?
Të hënën pritët që buxheti për vitin 2025 të miratohet në Kuvendin e Kosovës....
-
Java e Osmanit në Budapest, Presidenca ndan momentet nga takimet më të rëndësishme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mori pjesë dhe përfaqësoi vendin në Samit...
-
Kica-Xhelili: Vdekja e ushtarit si ndërtimtar – qeverisë asgjë nuk do t’ia mbulojë turpin e dështimeve fatale
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar për vdekjen e pjesëta...
-
“Punonte në vikend për ta mbajtur familjen”, pjesëtar i FSK’së vdiq në vendpushinshte
Liman Musliu, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosov...
-
Visar Azemi pas takimit me qytetarë: Bashkë jemi të pamposhtur
“Bashkë jemi të pamposhtur”, ka anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të ...
-
Retorika anti-Trump dhe manipulimi politik në Kosovë
Fitorja e presidentit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Ba...