Lajme

26 vjet nga vdekja e veprimtarit Anton Çetta

Autori: Gazeta inFokus 07:01 | 03 November 2021

Sot bëhen 26 vjet nga vdekja e veprimtarit, plakut të urtë Anton Çetta. Anton Çetta mbahet mend për urtësinë e tij që kishte, për punën e madhe që ka bërë në mbledhjen e folklorit shqiptar.

Por veprimtaria e tij më e madhe, është në Lëvizjen e pajtimit të gjaqeve. Kjo lëvizje u zhvillua në fillim të viteve të 90-ta dhe arriti për një kohë të shkurtër të shuante pjesën më të madhe të hasmërive mes shqiptarëve në Kosovë dhe trevat tjera shqiptare.

Kjo Lëvizje e udhëhequr nga plaku i urtë, u përkrah nga studentët dhe intelektualët e kohës.

-Advertisement-

Anton Çetta, u lind në vitin 1920 në Gjakovë dhe vdiq në vitin 1995 në Prishtinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera