26 vjet burgim për Mustafën, ish-ministri Bajrami bën krahasimin me vendimet e ulëta ndaj të akuzuarve serbë

Autori: Gazeta inFokus
15:03 | 16 December 2022
Ish ministri Arsim Bajrami ka reaguar ndaj vendimit të Dhomës së Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë që dënoi me 26 vjet burgim ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.
Bajrami përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka bërë krahasimin e dënimeve të ulëta që ka dhënë kjo gjykatë ndaj serbëve që kanë kryer krime gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe dënimit që sot iu shqiptua Salih Mustafës.
“Dënimet e kriminelëve serbë nga GJND-ja dhe dënimi i Salih Mustafës. Aktgjykimi i GJND-së IT-05-87-T i dt.26. shkurt 2009. Nikolla Shainoviqin me një dënim të vetëm me 22 vjet burgim, Dragolub Ojdaniqin një dënim të vetëm me 15 vjet burgim, Nebojsha Pavkoviqin me 22 vjet burg, Vladimir Llazareviqin me 15 vjet burgim, Sreten Llukiqin me 22 vjet burgim”, ka shkruar ai.
Ndërkaq, sipas tij këta udhëheqës serbë udhëhoqën fushatën e gjenocidit të Serbisë në Kosovë që rezultojë me 13 mijë të vrarë, 1.5 milion të deportuar nga Kosova, 20 mijë gra të dhunuara, varreza masive në Serbi dhe spastrimin etnik, e shkatërrimin e Kosovës në të gjitha sferat.
“Aktgjykimi i DHS të Gjykatës Speciale i dt.16. dhjetor 2022. Dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale dënoi sot Sali Mustafën me 26 vite burg për gjoja ‘keqtrajtimin’ e 6 personave në Kosovë. Vlerësoni vet, a bëhet fjalë këtu për drejtësi, apo tendencë të relativizimit të gjenocidit të Serbisë në Kosovë, duke barazuar viktimën me agresorin”, ka shkruar ndër të tjera Bajrami në Facebook.

Të tjera
-
I publikoi në rrjete sociale, policia në Lipjan konfiskon dy pistoleta dhe 17 fishekë
Njësitet policore në Lipjan kanë ndërhyrë dhe kanë konfiskuar armë zjarri pas...
-
Kërc*ënohet një polic në Lipjan: Iu publikuan foto dhe mesazhe në rrjete sociale
Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Lipjan është bërë objekt i kanosjes përme...
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...