Lajme

26 vjeçari vdes katër vite pasi që u helmua nga kolegu i tij

Autori: Gazeta inFokus 19:50 | 09 January 2020

Një 26 vjeçar në Gjermani ka vdekur katër vite pasi që u helmua nga një koleg dhe ra në koma.

Gjykata shtetërore në Bielifeld, që dënoi të dyshuarin vitin e kaluar, ka konfirmuar vdekjen e tij sot.

Mediet lokale tregojnë se prindërit e 26 vjeçarit folën për vuajtjet e djalit të tyre gjatë gjyqit që ndodhi vitin e kaluar.

-Advertisement-

Një burrë 57 vjeçar, i identifikuar si Klaus O. për shkak të ligjeve gjermane për privatësi, u dënua me burgim të përjetshëm marsin e vitit të kaluar, pasi që gjykata e Bielefield e dënoi atë për tentim vrasje.

I akuzuari, i cili ka bërë apel ndaj vendimit, kishte hedhur merkur mbi ushqimin e kolegëve disa vite me radhë. Njëri ra në koma ndërsa dy të tjerë kanë pësuar dëme të mëdha në veshkë.

Ai u arrestua pasi që kamera e sigurisë e kapi duke hedhur substanca të dyshimta mbi sanduiçin e kolegëve në vitin 2018. Punëtorët kishin vërejtur një substancë si pudër të bardhë mbi ushqimin e tyre dhe aty lindën dyshimet.

Asnjë motiv nuk është gjetur për sjelljet e të dënuarit.

Mediet raportojnë se dënimi mund të rishikohet dhe i akuzuari të dënohet për vrasje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera