250 euro gjobë për pronarin e dyqanit që shiste produkte pa afat
Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 15 August 2018
Komuna e Skenderajt ka bërë të ditur se janë gjetur disa produkte ushqimore me afat të skaduar, në vlerë prej 50 eurove.
Sipas njoftimit të komunës, inspektorët e Drejtorisë së Inspeksionit kanë konfiskuar artikujt, kurse ndaj pronarit të dyqanit është shqiptuar gjobë prej 250 eurove.
“Sipas raportit të drejtorit të kësaj drejtorisë së shërbimeve publike, z.Ibush Hetemi, me kërkesë të Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë të Kosovës (AUVK), është inspektuar një dyqan (i njohur për Drejtorinë e Shërbimeve Publike), në rrugën “Azem Bejta”, të cilit i janë gjetur disa produkte ushqimore me afat të skaduar, në vlerë të përgjithshme prej 50 eurove. Për këtë rast, Inspektorët e drejtorisë kanë konfiskuar artikujt, kurse ndaj pronarit të dyqanit është shqiptuar gjobë prej 250 eurove”, thuhet në komunikatë.
Drejtoria e Shërbimeve Publike, ndërkaq, ka bërë apel te qytetarët t’i paraqesin rastet e tilla tek organet përkatëse, të cilat më pas do të marrin veprime konkrete, konform dispozitave ligjore
Të tjera
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...