25-vjetori i Shkollës së Magjistraturës në Shqipëri, Begaj: Të konsolidojë më tej pavarësinë
Autori: Gazeta inFokus
11:18 | 03 October 2022
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka marrë sot pjesë në ceremoninë e diplomimit të magjistratëve të rinj 2019-2022 që përkon me 25-vjetorin e krijimit të Shkollës së Magjistraturës.
Në fjalën e tij, Presidenti Begaj e konsideroi krijimin e Shkollës së Magjistraturës si një ngjarje të rëndësishme për të reformuar sistemin e drejtësisë.
“Krijimi i Shkollës së Magjistraturës 25 vjet më parë përbën pa dyshim një ngjarje me rëndësi për një ndryshim thelbësor në sistemin e drejtësisë në tërësi, dhe në veçanti për rekrutimin e formimin profesional e moral të gjyqtarëve, prokurorëve dhe gjithë aktorëve të tjerë ndihmës në sistemin e drejtësisë”, tha ai.
“Pavarësisht vështirësive gjatë këtyre 25 viteve, Shkolla e Magjistraturës ka marrë vlerësime mjaft pozitive për punën e saj, të shprehura si nga autoritetet vendase, ashtu edhe në raporte të ndryshme ndërkombëtare, si një institucion elitar akademik për profesionistët e drejtësisë. Në një ditë si kjo e sotmja, vlerësimi i kontributeve të shumë aktorëve dhe bashkëpunëtorëve është jo vetëm i natyrshëm, por edhe detyrim moral. Gjithashtu është e nevojshme të diskutohet dhe reflektohet mbi vështirësitë, pengesat, rrugët e zgjidhjes, si dhe sfidat në të ardhmen. Dy dekada e gjysmë më parë, Shkolla e Magjistraturës erdhi si nevojë e kohës për të reformuar sistemin e drejtësisë”, shtpi presidenti.
Po ashtu, Presidenti Begaj vlerësoi kontributin e profesorëve të shquar dhe drejtuesve për ngritjen e shkollës në një institucion Kushtetues.
“Kontributi ndër vite i profesorëve dhe bashkëpunëtorëve, nga më të shquarit në fushën e jurisprudencës në Shqipëri, por edhe ai i drejtuesve, është mjaft i vyer dhe pa dyshim ka pasur peshën dhe ndikimin e duhur për të formësuar emrin e mirë të Shkollës, për ta ngritur atë në nivelin e një institucioni kushtetues – i vetmi që ka misionin dhe fatin të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në krijimin e një drejtësie të re, të mbështetur në paanshmëri, llogaridhënie, transparencë dhe për garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”, tha ai.
Në vijim, Presidenti Begaj ka vlerësuar bashkëpunimin e Shkollës së Magjistraturës me partnerë ndërkombëtar.
“Bashkëpunimi ndër vite i Shkollës së Magjistraturës me partnerët tanë ndërkombëtarë, si SHBA, Këshillin e Evropës dhe Komisionin Evropian, bashkëpunimi dhe marrëveshjet e shumta me Institucione të rëndësishme homologe të edukimit ligjor në rajon dhe vende të tjera, kanë bërë të mundur jo vetëm shkëmbimin e përvojave më të mira, por edhe konsolidimin dhe njohjen e Shkollës si institucioni i vetëm në vend për formimin më të lartë profesional të gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve të shtetit, etj”, tha Begaj.
“Nga ana tjetër, Shkolla e Magjistraturës duhet të luajë një rol më aktiv dhe të përfitojë sa më shumë të jetë e mundur nga bashkëpunimi me partnerët, donatorët, strukturat dhe rrjetet homologe Evropiane dhe Amerikane. Botimet dhe kërkimi shkencor të vijojnë të mbështeten e të jenë një instrument ndihmës në funksion të përmirësimit të punës dhe përmbushjes së përgjegjësive të gjithsecilit.”
Presidenti ka vënë theksin te paanshmëria dhe transparenca e rekrutimit të magjistratëve.
“Me ndryshimet kushtetuese, Shkolla e Magjistraturës është përballë sfidave dhe përgjegjësive edhe më të mëdha. Misioni strategjik i formimit profesional të gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve të shtetit, kancelarëve, ndihmësve dhe këshilltarëve ligjorë në programin e formimit fillestar apo atë të vazhduar, e vendos Shkollën e Magjistraturës në një pozicion shumë të rëndësishëm dhe kritik, duke qenë pragu i hyrjes së tyre në sistemin e drejtësisë”, u shpreh presidenti.
“Për këtë arsye, puna juaj ka një ndikim mjaft përcaktues, në cilësinë e prurjeve në gjithë sistemin e drejtësisë, në formimin e magjistratëve të një niveli të lartë profesional dhe moral, në rritjen e besimit të publikut në figurën e autoriteteve të drejtësisë dhe sistemit të drejtësisë në tërësi. Si një institucion i pavarur ndaj pushteteve të tjera, është shumë e rëndësishme që procesi i rekrutimit dhe vlerësimit të kryhet me objektivitet e transparencë, që mësimdhënia të jetë cilësore dhe institucioni të konsolidojë më tej pavarësinë në ushtrimin e funksioneve kushtetuese. Pavarësia dhe paanshmëria në punën tuaj sot, janë çelësi i pavarësisë dhe paanshmërisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve nesër. Pavarësia juaj sot, do të thotë vendime të drejta dhe të paanshme nesër”, tha ai
Gjithashtu President Begaj, tha se me hapjen e negociatave me BE, Shkolla e Magjistraturës ka rolin e saj, të përcaktuar brenda kornizave ligjore. /Telegrafi/

T� tjera
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...





























