25 vjet nga vrasja e “Sandokanit”
Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 08 October 2023
Janë bërë 25 vjet nga vrasja e Abedin Rexhës.
“Sandokani” nofka me të cilën njihej, ishte luftëtar i orëve të para të UÇK-së.
Ai u lindi më 8 korrik 1969 në Vajnik, komuna e Skenderajt.
Shkollën fillore e kreu në Turiçec, të mesmen në Skenderaj, kurse studimet i vazhdoi në Fakultetin Xehetar-Metalurgjik në Mitrovicë.
Në vitin 1992, ai merr rrugën e mërgimit për shkak se arniku i kishte rënë në gjumë aktivitetit të tij.
Abedin Rexha, ishte kthyer në Kosovë në vitin 1996-të.
“Sandokani” ishte i ngarkuar me disa detyra ku ishte takuar edhe me komandantin legjendar Adem Jashari.
Ai hyri dhe doli disa herë nga Kosova.
Më datën 6 maj, Abedin Rexha së bashku me Fehmi Lladrovcin, Xhevë Lladrovcin, Luan Haradinajn, Ilaz Kodrën, Ramiz Lladrovcin etj, i kalojnë Alpet Shqiptare.
Rrugës ata bien në pritë të forcave serbe dhe pas një luftimi të ashpër dhe rënies heroike të Luan Haradinajt, detyrohet të tërhiqet nga kufiri.
Dy muaj më vonë, në korrik 1997, “Sandokani” së bashku me Adrian Krasniqin, Ilaz Kodrën, Ilir Konushevcin dhe luftëtarë të tjerë të lirisë, arrin të depërtojë në Kosovë dhe punojnë pa u lodhur në zgjerimin dhe konsolidimin e radhëve e UÇK-së.
Më 25 nëntor 1997, policia serbe shkoi në Vajnik për ta arrestuar atë.
Abedini bashkë me dy vëllezërit, Brahimin dhe Afrimin, e me luftëtarë të tjerë u kishte dalë përballë bandave serbe dhe i kishte sulmuar.
Në këtë sulm ishin likuiduar dy policë serbë, ndërsa gjatë kësaj përleshjeje, forcat serbe kishin plagosur Baki Krasniqin, 11-vjeç.
Më 26 nëntor 1997, komandanti legjendar i UÇK-së Adem Jashari kishte urdhëruar t’u zihet pritë forcave serbe te vendi i quajtur Klisyra në Rezallë të Re. Krahas Adem Jasharit dhe Abedin Rexhës ishin rreshtuar në pozicione edhe Mujë Krasniqi, Ilaz Kodra, Nuhi Geci e shumë luftëtarë trima.
Plani i armikut kishte filluar të vihej në veprim.
Mirëpo në orët e para të ditës, forcat serbe u gjendën të rrethuar.
Gjatë tërheqjes serbët kishin goditur për vdekje mësuesin Halit Geci, në oborrin e shkollës së Llaushës. Më 28 nëntor 1997, me rastin e varrimit të mësuesit Halit Geci në Llaushë, Mujë Krasniqi me shokët e tij Rexhep Selimin dhe Daut Haradinajn, duke qenë të armatosur shpallën publikisht fillimin e luftës çlirimtare në Kosovë, duke u paraqitur para masës së tubuar me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Më 1998, lufta çlimtare vijoi të zgjerohej rrufeshëm, dhe Abedin Rexha nuk e përmbante dot zemërimin kundër pushtuesit, që masakronte pamëshirshëm fëmijë, gra, burra dhe pleq dhe ua digjte shtëpitë shqiptarëve.
Në fillim të gushtit 1998, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, Abedin Rexhën e kishte caktuar Komandant të Brigadës 112 “Arben Haliti” në Zonën Operative të Drenicës.
Gjatë muajve gusht-shtator 1998, komandant “Sandokani” luftoi pa iu trembur syri në shumë fushëbeteja.
Në kulmin e ofensivave me përmasa të gjera shfarosëse nga forcat serbe, në të gjitha zonat Operative të UÇK-së, e veçanërisht në Zonës Operative të Drenicës më 8 tetor 1998, komandanti Abedin Rexha – “Sandokani”, vritet në pyjet e fshatit Kllodernicë të Skëndarajt.
Abedin Rexha pas vetes ka lënë bashkëshorten me dy fëmijë: Sokolin dhe Selveten.
Heroizmi i tij është përjetësuar në shumë shkrime në shtypin tonë, në këngë e poezi, ndërsa shkolla e Turiçecit mban me krenari emrin e tij.
Të tjera
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...