25 vjet nga rënia e dëshmorit Hashim Hajdini, Kurti: Luf toi në mbrojtje të pragut të shtëpisë
Autori: Gazeta inFokus 19:58 | 27 March 2024
Sot janë bërë 25 vjet nga rënia e dëshmorit Hashim Hajdini, për të cilin kryeministri i vendit, Albin Kurti u shpreh se u vra duke rezistuar me armë, teksa luftoi në mbrojtje të pragut të shtëpisë, shkruan Gazeta Infokus.
I pari i ekzekutivit përmes një postimi në “Facebook”, ka rrëfyer në mënyrë kronologjike ngjarjen që nga momenti kur policët serbë e sulmuan shtëpinë e Hashim Hajdinit në Fushë Kosovë si dhe e vranë nënën e tij Gjyle Hajdinin e deri tek vrasja e vet Hashimit.
“Dy ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavi, mbrëmjen e 26 marsit 1999, policët serbë e sulmuan shtëpinë e Hashim Hajdinit në Fushë Kosovë dhe e vranë nënën e tij Gjyle Hajdinin. Duke e mbrojtur familjen e tij Hashimi u plagos, teksa me një revole arriti t’i vriste dy policë që ia vranë nënën. Atë ditë, dy motrat, gruaja dhe fëmijët e Hashimit ishin larguar nga Fushë Kosova dhe ishin strehuar në Prishtinë. Megjithëse i plagosur në këmbë, Hashimi e kaloi gjithë natën pranë babait të paralizuar dhe trupit të nënës së vrarë”, ka shkruar Kurti.
Po ashtu kryeministri rrëfeu edhe ngjarjen se si Hashimi kishte refuzuar të largohej nga shtëpia e tij duke luftar rreth katër orë e në fund u vra në mbrotje të pragut të shtëpisë.
“Mëngjesin e 27 marsit 1999, dy motrat e Hashimit erdhën nga Prishtina në Fushë Kosovë për ta tërhequr Hashimin, babain e tyre dhe nënën e vrarë. Por Hashimi refuzoi të largohej nga shtëpia. Me automatikët që ua kishte marrë dy policëve që i kishte vrarë, ai u barrikadua në shtëpinë e tij, i vendosur të qëndronte. Atë paradite shtëpia e tij u sulmua nga policë të Serbisë, kurse Hashimi rezistoi duke luftuar rreth katër orë, derisa goditjet me artileri e rrënuan tërësisht shtëpinë e tij, duke e vrarë Hashimin dhe babain e tij Hajvazin. Atë natë, policët serbë e vranë edhe gruan dhe djalin e axhës së Hashimit, Zyla Hajdinin dhe Naim Hajdinin. Ai u vra duke rezistuar me armë, teksa luftoi në mbrojtje të pragut të shtëpisë”, thuhet në shkrimin e Kurtit./Gazeta Infokus/
Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:
Të tjera
-
Bedri Hamza: 25 milionë euro në vit për bursa janë më shumë se financim, janë shpresë e mundësi për të rinjtë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se 25 milionë euro...
-
Kurti paralajmëron: Priten sụlme nga Serbia para dhe pas Vitit të Ri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se mund të ketë sulme të...
-
Kurti: Sụlmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiqi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq është ai që e ...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës jep detaje për gjendjen e rrugëve
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – Departamen...
-
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sụlme në veri, Nemanja dhe Vlladimir Radivojeviq
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia është duke vazhduar të bëjë luftë...
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës
Për moscertifikimin e Listës Serbe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjos...
-
Refugjatët sirianë në Europë dhe kthimi i tyre në Siri
Gjatë dekadës së fundit, vendet evropiane kanë hapur dyert për më shumë se nj...
-
Armend Zemaj: Kosova në terr, Qeveria vazhdon mashtrimin
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverin...
-
Gjendja në pikat kufitare, kolona të gjata te Dheu i Bardhë dhe në Jarinjë
Kolona të gjata dhe deri në dy orë po presin në vendkalimin kufitar te Dheu i...
-
Albin Kurti mban konferencë për media
Zyra për Media e kryeministrisë ka njoftuar se sot në orën 17:30, kryeministr...
-
Oficerë të FSK-së trajnohen në SHBA për menaxhimin e mbrojtjes
Tre oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agron Durmishi, Shpëtim D...
-
Bedri Hamza: Ne ofrojmë vizion për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e Partisë Demokratike të Kosovës e kanë mbajtur një konventë për pr...