Lajme

25 vjet burg për babain që vrau djalin në Karaçevë

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 30 January 2019

Gjykata Themelore e Gjilanit e ka shpallur sot vendimin ndaj Gani Bërnjashit, i akuzuar për vrasjen e djalit të tij 14 vjeçar.

Bërnjashi është dënuar me 25 vjet burgim, përcjell lajmi.net.

Rasti ka ndodhur në maj të vitit të kaluar, në Karaçevën e Ulët. Bërnjashi e kishte rrahur me mjete të forta djalin e tij të vetëm dhe pas kësaj ai nuk e kishte dërguar për ndihmë mjeksore.

-Advertisement-

I dyshuari e ka pranuar fajësinë. Vrasja kishte ndodhur për shkak se djali kishte marrë 1500 euro pa dijeninë e prindit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera