25 qershori në Tiranë, shitblerje votash, dhunë dhe terror me makina
Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 26 June 2017
Votimi në qarkun Tiranës u shoqërua me probleme të shumta, nga rrahja me mjete të forta, kërcënimi me armë, qarkullimi i makinave pa targa rreth qendrave të votimit, tek dhuna fizike, deri tek fenomeni i shti-blerjes së votës. Dhunë brutale është shënuar ditën e djeshme ndaj komisionerëve dhe vëzhguesve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tiranë. Mbrëmjen e djeshme u publikuan pamje të rënda të një incidenti në zonën e Kërrabës, ku një vëzhgues i LSI-së është goditur me levë në kokë. Incidenti ndodhi para nisjes së numërimit.
Zyra e shtypit e LSI-së bëri me dije se vëzhguesi i tyre është goditur me levë dhe ka marrë plagë të rënda në kokë. LSI bëri përgjegjëse PS-në për këtë akt barbar. Sipas të njëjtave burime, aktorë të dhunës ndaj vëzhguesit të LSI-së, Elvi Cullahi ka qenë administratori i PS-së në Kërrabë, Arjan Alldervishi së bashku me 6 persona të tjerë. Cullahi më pas u transportua në spital për mjekim. Ndërkaq, incidenti i parë i rëndë i ditës së djeshme u shënua ende pa nisur procesi i votimit. Një komisioner i LSI-së u dhunua barbarisht, sipas LSI-së nga një eksponent i PS-së. Incidenti i rëndë është shënuar disa orë para se qendrat e votimit të hapeshin në zonën e Kasharit.
Akti fillimisht u denoncua nga LSI-ja, e cila shpërndau një video në rrjetet sociale ku dukej komisioneri i mbulur me gjak, teksa transportohej tek Spitali i Trumës. Komisioneri i dhunuar quhet Ylli Murati, i vendosur në Kashar. Ngjarjen e raportoi edhe policia, ndërsa nuk u bënë të ditura emrat e autorëve, pavarësisht se identitetet ishin zbuluar. Sipas raportimit të policisë në kërkim u shpallën personat me iniciale, A. S., 43 vjeç dhe A. M., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë. Shpallja e tyre në kërkim ka ardhur pasi këta persona dyshohet se rreth orës 00:30, në afërsi të mbikalimit të Kasharit, kanë dhunuar 45-vjeçarin, Ylli Murati, i cili është komisioner i LSI-së në një nga qendrat e votimit në Kashar.
Një zonë tjetër ku pati konflikt fizik ka qenë në shkollën “Dhora Leka” pranë fushës së aviacionit, ku dy orë pasi nisi procesi i votimit dy komisionerë u konfrontuan fizikisht me njëri-tjetrin, e për pasojë për disa kohë u ndërpre procesi. Një zonë tjetër që u vendos në alarm ka qenë në “Ali Dem”. Në sallën operative të policisë, ditën e djeshme ka mbërritur një telefonatë se disa persona po kërcënojnë banorët e zonës së “Ali Demit”. Nisur ka telefonata policia ka shkuar me patrulla atje po nuk ka konstatuar gjë. Ndërkaq, që me mbërritjen e policisë një makinë ka braktisur zonën. Banorët kanë dhënë edhe identitetin e personit por policia nuk e konfirmoi.
Shitblerja e votës në Tiranë
Pas rastit flagrant të shënuar në Vorë, ku një komisioner i Partisë Socialiste ofroi 100 mijë lekë të vjetra për dy vota, i njëjti fenomen është përsëritur edhe dje. Si pasojë edhe të masave ndëshkimore të rënda për blerësit e votave, ky fenomen i përhapur në Shqipëri, në këto zgjedhje është shfaqur në një formë tjetër. Paratë u janë dhënë qytetarëve në zona më pak të banuara dhe në makina.
Shitblerja e votave është raportuar edhe nga policia. Një rast i kapur në flagrancë ka qenë në fshatin Çekrezë të Tiranës. Policia e Tiranës ka referuar materialet procedurale për veprën penale “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” e kryer në bashkëpunim në ngarkim të 3 shtetasve me iniciale, T. H 31 vjeç, E. Z 28 vjeç dhe A. K., 22 vjeç. Policia raportoi se tre personat janë kapur në flagrancë në fshatin Çekrezë në automjetin tip “Opel”, brenda të cilit u gjetën lista e zgjedhësve për qendrat e votimit të këtij fshati.
Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dokumente të ndryshme pronësie të banorëve të ndryshëm të këtyre qendrave të votimit. Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas u kishin premtuar zgjidhjen e problemeve për këto pronësi banorëve të fshatit Çekrezë, në këmbim të votës për një subjekt të caktuar politik. Materialet procedurale iu kaluan prokurorisë./shekulli
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...