Lajme

25 persona të arrestuar për 24 orë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 05 September 2023

Policia e Kosovës për 24 orë ka arrestuar 25 persona të përfshirë në vepra të ndryshme të kundërligjshme, si dhe janë evidentuar 93 aksidente.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se kanë ndodhur 35 aksidente me persona të lënduar e 58 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu siç bëhet e ditur në raport aktualisht në mbajtje nga 25 të arrestuar po qëndrojnë 21 persona.

-Advertisement-

Ndërsa, siç bëhet e ditur në raport janë shqiptuar 1661 gjoba për kundërbajtje të ndryshme në trafikun rrugor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera