Ekonomi

25 milionë euro për vazhdimin e rrugës Mitrovicë – Prishtinë, Liburn Aliu jep detaje në konferencë për media

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 08 February 2024

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe Zëvendësministri, Hysen Durmishi në një konferencë për media kanë bërë të ditur se sot është nënshkruar kontrata për vazhdimin e rrugës Mitrovicë – Prishtinë e cila do të kushtojë hiq më pak se 25 milionë euro.

“Një ndër projektet më të stërzgjatura në historinë e pasluftës mirëpo jemi duke shkuar drejt fundit të tj pasi sot arritëm të nënshkruajmë kontratën, proces ky i cili ka filluar me 2 tetor kur edhe është publiku njoftimi për kontratë e që pastaj ka kalu nëpër disa faza të tjera”, ka thënë ministri Aliu.

Po ashtu ai ka thënë se Ministria e Infrastrukturës është duke rregulluar edhe plot probleme të tjera të këtij lloji që sipas tij  kanë gjetur në ministri kur kanë marrë pushtetin.

-Advertisement-

Ministri Aliu ka dhënë detaje se ku janë marrë hua paratë dhe se kush do të jetë bashkëfinancues për vazhdimin e ndërtimit të kësaj rruge.

“Kur disa punë shkojnë keq është problem me ja nisë prej fillimit mirëpo kjo e ka karakterizu ministrinë sepse ka rregulluar shumë probleme të tilla. Pra bëhet fjalë për një projekt prej 25 milionë euro që është huamarrje nga fondi OPEK për zhvillim ndërkombëtar dhe në bashkëfinancim me fondin saudit për zhvillim”, ka thënë Aliu./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera