Lajme

25 mijë qytetarë – në këmbë për Badocin

Autori: Gazeta inFokus 08:07 | 20 January 2020

Paralajmërimi i dhënë së fundmi nga disa kompani private në Kosovë për ndërtimin e një projekti në formë lagjeje rrëzë Badocit ka ngjallur reagime të shumta te qytetarët.

Ndonëse Ministria e Mjedisit dhe Komuna e Prishtinës kanë pohuar se nuk kanë dhënë leje për ndërtim, thirrjet e qytetarëve për mosdegradim të Badocit janë duke vazhduar për më shumë se 10 ditë, shkuan sot gazeta Zëri.

Paralajmërimi për ndërtimin e një lagjeje në brigjet e liqenit të Badovit ka mobilizuar dhjetëra-mija qytetarë të Republikës së Kosovës, të cilët janë vënë në mbrojtje të këtij resursi ujor.

-Advertisement-

Grupi për Mbrojtjen e liqenit të Badocit, i formuar më 9 janar në rrjetin social “Facebook”, ka grumbulluar rreth 25 mijë qytetarë, të cilët janë mbledhur rreth një kauze të përbashkët për ta parandaluar degradimin e liqenit të Badocit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera