24 vjet nga rënia e heroit të tri luftërave, Bekim Berisha
Autori: Gazeta inFokus
10:06 | 10 Gusht 2022
Më 10 gusht të vitit 1998, Bekim Berisha i njohur me nofkën “Abeja” si njëri ndër luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ra heroikisht pas një luftimi disa orësh me forcat serbe.
Berisha ka qenë njëri nga heronjtë e heshtur i cili është shfaqur pothuajse nga anonimiteti, duke u bërë mit i madh i luftës për liri. Vetëm me insistimin e ushtarëve kroatë, emri tij është bërë i njohur, kështu para gjashtë vitesh Bekim Berisha është nderuar me urdhrin “Hrvatski kriz”.
Berisha është shfaqur në vitin 1991 në Komarevë, ku thuhet se ka ardhur nga Holanda duke iu bashkëngjitur vullnetarëve të parë në Kroaci, pjesëtarëve të batalonit të 57-të të pavarur nga Sisaku, përkatësisht korit të gardës popullore.
Bashkëluftëtarët e mbajnë mend si shumë modest dhe vetëmohues 25 vjeçarin, i cili pati filluar si ushtar i rëndomtë, por që shpejtë u kthye në gjithçka jo vetëm të rëndomtë.
Në mënyrë të pavarur ka shkuar në vëzhgime dhe ka kryer diversione, rreth të cilave nuk ka folur shumë. Bashkëluftëtarët e tij kanë dëshmuar se si ai thjesht dhe pa ndonjë shpjegim ka shkuar në territore të armikut, ka kryer detyrën dhe është kthyer. Banorët e Komarevës akoma mbajnë mend se si duarthatë ka nxjerr nga toka granatën e pa eksploduar, me gjakftohtësi dhe lehtësi të paparë.
“Shok” është plagosur rëndë në aksionin e 16 qershorit të vitit 1992 gjatë kryerjes së detyrave luftarake në betejën e Sllavonisë lindore.
Në pranverë të vitit 1992, Bekimi ndjen thirrjen edhe të një shteti që klithte për ndihmë dhe në të cilën lufta shkaktonte zemërim – Bosnjë.
Në Bosanska Posavinë sërish dëshmohet në luftë kundër serbëve të Bosnjës, por rruga luftarake e tij nuk përfundon aty. Ai kthehet në Kosovë, e cila ishte përfshirë po ashtu nga lufta, dhe bëhet njëri nga komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai jep jetën gjatë aksionit heroik, në Betejën e Junikut, me ç’rast braktis bashkëluftëtarët dhe krejtësisht i vetëm reziston nga një shtëpi, duke gjuajtur tanket me snajper dhe RPG.
Atë ditë, më 10 gusht 1998 në Junik, Berisha vdes në objektin të cilën tanket e rrënojnë krejtësisht.
Bekim Berisha u lind më 16 qershor 1966 në Graboc të Pejës. Në Kosovë e quajnë “Abeja”. Në Kosovë i janë ngritur tetë përmendore, e emrin e tij e mban Akademia ushtarake e Kosovës, një njësit ushtarak, një kazermë ushtarake në Prishtinë… i janë kompozuar katër këngë popullore, ndërsa televizioni i Prishtinës ka realizuar një dokumentar kushtuar atij.
Ai është njëherazi personi i vetëm që është dekoruar nga tre kryetarët, i Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës. Ka qenë i arsimuar (ka mbaruar Veterinarinë), ndërsa ka folur katër ose pesë gjuhë të huaja. Kjo tregon mjaft se për çfarë personaliteti bëhet fjalë.
“Duke qenë se bëhet fjalë për një format të veçantë të madhështisë dhe legjendës, unë si bashkëluftëtar i tij ndjej nevojën të di sa më shumë për njeriun i cili aq përzemërsisht mbrojti Kroacinë, dhe të përpiqem që emri tij mos të harrohet”, pati thënë bashkëluftëtari tij, Ivica Pandza Orkan.
Kryetari i ndjerë i Kroacisë, Franjo Tuxhman, Berishën e ka përshkruar si luftëtarin që ka pasur vlerë sa 1000 ushtarë. Ndërsa, ish komandanti i Berishës, gjenerali i ndjerë Janko Bobetko, po ashtu ka shprehur dhimbjen e tij të madhe për vdekjen e tij, duke deklaruar se Berisha ka qenë njëri nga ushtarët më të mirë dhe më të besueshëm të cilin ai e ka takuar ndonjëherë.

T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...

































