24 vjet nga Masakra e Reçakut
Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 15 January 2023
Kosova përkujton sot 24-vjetorin e Masakrës së Reçakut, ku u vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë. Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, e pati cilësuar Masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit.
Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.
Në orët e hershme të mëngjesit të 15 janarit Reçaku u zgjua i rrethuar. Sipas dëshmitarëve, aty rreth orës 6:30 forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të bombardojnë fshatin. Pas ndërprerjes së bombardimeve, forcat serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet.
Masakra e Reçakut tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën. Tmerret e shkaktuara në fshatin Reçak sollën në vëmendje të gjithë botën e civilizuar dhe shpalosi të vërtetën rreth planit gjenocidal të ish-kriminelit Sllobodan Millosheviq.
Pas Reçakut, çështja e Kosovës do të jetë në një konferencë ndërkombëtare në Rambuje e në Paris, mossuksesi i të cilës do të ndikonte në ndërhyrjen e NATO-së kundër forcave ushtarake serbe, largimin e tyre nga Kosova dhe vendosjen e administratës ndërkombëtare në Kosovë, shkruan KosovaPress.
Reçaku atëbotë kishte zënë vend në mediat dhe kancelaritë e shteteve më me ndikim në botë. Ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, e kishte dëgjuar lajmin dhe ishte zgjuar me ankth se ç’do t’i sillnin orët në vijim Kosovës.
Ndërkaq, shefi i misionit të OSBE-së, William Walker kishte shkuar në vendin e krimit shumë shpejt dhe kishte drejtuar gishtin nga lugina e masakrës duke e përcaktuar krimin me tri fjalë: Krim kundër njerëzimit.
Pas Masakrës së Reçakut, rifilluan luftimet 48 orësh mes UÇK-së dhe forcave serbe për marrjen e kufomave. Serbia donte t’i zhdukte gjurmët e krimit, por kjo tentativë e tyre dështoi. Bota e pa krimin.
Për herë të parë nga skenat rrëqethëse dhe masakrat barbare që bënë forcat serbe në popullatën civile shqiptare, kishin tmerruar edhe misionarë dhe diplomatë të botës.
Të tjera
-
Paralajmërimet për hapjen e Urës së Ibrit, ish-Komandanti i KFOR’it Bühler: Qeveria duhet t’i dëgjojë këshillat e aleatëve
Ura e Ibrit është mbyllur qe shumë vite për qarkullim të veturave, mirëpo vit...
-
Haxhiu viziton nënën e Eronës që u v*a nga ish-partneri i saj: Secila pjesë e shtëpisë ia kujton ndonjë moment me vajzën dhe nipin
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vizituar sot nënën e Erona Coklit...
-
Të ardhurat mesatare do të bien me 19% për shkak të ndryshimit klimatik
Të ardhurat mesatare në mbarë botën do të pakësohen me një të pestën deri në ...
-
Në Serbi po kryhen arrestime për akuza të panjohura në Kosovë
Pikëkalimi mes Kosovës dhe Serbisë, Merdare, është një prej zonave ku autorit...
-
Bllokohet puna e “Bechtel & Enka-s” në Maqedoninë e Veriut
Punimet për ndërtimin e dy autostradave në Maqedoninë e Veriut, pjesë e Korri...
-
“Kush don paqe sot, emri i saj është liri”, Molliqaj kërkon që Kosova ta njohë shtetin e Palestinës
Kryetar i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kërkuar që Kosova ta njohë shtetësinë e...
-
Aksidenti në Dragash: Varrosen nënë e bijë, familjarët falin gjakun
Janë varrosur nënë e bijë që humbën jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi...
-
Prona në Veternik, nuk ka prova se është fituar me falsifikim të dokumentit (dokument)
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm me Aktvendimin e...
-
Vetura shkel një këmbësor në Prishtinë
Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku afër objektit të Komunës së ...
-
Pas vrā sjes së policit, Gjermania në kërkim të shtetasit serb nga Prishtina që bëri thirrje për sulmé tjera
Autoritetet gjermane janë në kërkim të një shtetasi serb, i lindur në Prishti...
-
Mes dhimbjes së shprehur gjithandej, “Imam Meti” i lindur në Prishtinë festoi për vrἀsjen e policit gjerman
Një polic u sulmua me thikë të premtën në Manheim të Gjermanisë nga një 25-vj...
-
KFOR për situatën në veri: Jemi të përgatitur në rast të rritjes së tensioneve
Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan U...