24 vjet nga masakra e 22 Majit në Vushtrri
Autori: Gazeta inFokus 07:31 | 22 May 2023
Krahas fshatrave, ushtarët dhe policët serbë gjatë luftës në Kosovë, kanë masakruar shumë shqiptarë civil edhe në qytete. Njëra nga këto masakra është edhe ajo e kryer në Vushtrri më 22 maj 1999.
Gjatë kësaj dite (22 maj), qytetarët e Vushtrrisë, kanë përjetuar tmerr të rënd nga makineria vrastare e Sllobodan Millosheviqit dhe njësitë e Arkanit. Në këtë ditë, shumicën e qytetarëve i kanë larguar me forcë nga shtëpitë e tyre, dhe i kanë detyruar të grumbullohen te vendi i njohur “Te varrezat” në qytetin e Vushtrrisë.
Familjet në ish rrugën “Abdullah Shabani”, tani rruga “22 Maji”, janë larguar nga shtëpitë e tyre. Mirëpo, një grup shqiptarësh prej 68 vetash, i kanë detyruar të ndalen në shtëpinë e Kahriman Pasomës. Ndërsa, të tjerët e kësaj lagjeje i kanë detyruar të shkojnë te vendi i quajtur “Te varrezat” në Vushtrri.
Gjatë kësaj kohe, janë plaçkitur dhe u janë marrë para e gjësende me vlerë, si ari etj. “Te varrezat”, të grumbulluarit i kanë ndarë në tri grupe: Gratë me fëmijë deri në moshën 15 vjet, Të moshës së re dhe mesatare dhe Të moshuarit.
Disa nga të grumbulluarit, rreth 1000 veta, i dërguan në sallën e sportit, ku i kanë torturuar në forma të ndryshme, dhe pastaj, disa i kanë dërguar në burgun e Smrekonicës (fshat në veri të Vushtrrisë) dhe disa të tjerë për në Shqipëri, shkruan Kosova Press.
Nga gjithë kjo katrahurë e dhimbshme, më së rëndi dhe më së keqi kanë pësuar 68 shqiptarët që kishin mbetur në shtëpinë e Kahriman Pasomës. Pengmarrësit shqiptarë janë torturuar në forma çnjerëzore, pastaj janë ekzekutuar të gjithë, shumica me një plumb në kokë – në ballë. Në mesin e të ekzekutuarve kishte femra dhe fëmijë të moshës 15 vjeçare, si dhe pleq e plaka.
Të vrarët në këtë masakër janë:
Ali (Ibrahim) Melenica (58 vjeç)Hasan (Ibrahim) Melenica (51 vjeç)Shaban (Ibrahim) Melenica (49 vjeç)Nistret (Ali) Melenica (31 vjeç)Shefki (Musli) Melenica (22 vjeç)Ibrahim (Bajram) Zeqiri (36 vjeç)Driton (Rifat) Murseli (27 vjeç)Rafet (Qazim) Behrami (53 vjeç)Burim (Rafet) Behrami (17 vjeç)Kemajl (Tefik) Tërnava (41 vjeç)Isak (Sylë) Maçastena (33 vjeç)Fehmi (Ukshin) Musa (37 vjeç)Arsim (Ismajl) Musa (20 vjeç)Xhafer (Ramadan) Shaqiri (18 vjeç)Rrahim (Ali) Shatrolli (43 vjeç)Muharrem (Hamdi) Bajrami(32 vjeç)Lulzim (Hamdi) Bajrami (27 vjeç)Naim (Osman) Bajrami (37 vjeç)Afrim (Osman) Bajrami (31 vjeç)Hamit (Adem) Halili (60 vjeç)Hilmi (Hamit) Halili (27 vjeç)Hamdi (Ragip) Dallku (62 vjeç)Agim (Hamdi) Dallku (26 vjeç)Bashkim (Hamdi) Dallku (23 vjeç)Jeton (Rifat) Vërbovci (33 vjeç)Arsim (Hazir) Sejdiu (33 vjeç)Zeqir (Rexhep) Kadriu (46 vjeç)Ferki (Zeqir) Kadriu (58 vjeç)Haki (Zeqir) Kadriu (16 vjeç)Shahin (Xhevat) Feka (40 vjeç)Ekrem (Jahir) Feka (30 vjeç)Miradie (Hajzer) Feka (62 vjeç)Bedri (Ramadan) Kutllovci (38 vjeç)Bujar (Dibran) Krasniqi (19 vjeç)Faik (Raif) Mulaku (57 vjeç)Driton (Shaban) Merovci (31 vjeç)Mensur (Ferat) Gërguri (35 vjeç)Brahim (Rrahim) Maloku (48 vjeç)Arian (Emurullah) Prokupla(30 vjeç)Shahidin (Shefqet) Maxhuni(20 vjeç)Murat (Ferat) Tiriqi (24 vjeç)Serhat (Ferat) Tiriqi (22 vjeç)Ahmet (Qazim ) Uka (35 vjeç)Sekine (Qazim) Uka (24 vjeç)Ajshe (Azem) Uka (31 vjeç)Rrahim (Hasan) Shkreli (19 vjeç)Bukurie (Hasan) Shkreli (16 vjeç)Fatmir (Halim) Keqolli (26 vjeç)Fazli (Zenel) Shabani (56 vjeç)Idriz (Ragip) Hasani (21 vjeç)Ramadan (Sefë) Shaqiri (50 vjeç)Hajdin (Ramadan) Shaqiri (19 vjeç)Besnik (Ramadan) Shaqiri (15 vjeç)Naser (Arif) Zeka (25 vjeç)Nexhmedin (Arif) Zeka (22 vjeç)Agim (Arif) Zeka (20 vjeç)Bajram (Ramadan) Meha (46 vjeç)Ramadan (Bajram) Meha (15 vjeç)Avdi (Hamit) Bardiqi (56 vjeç)Rrahman (Idriz) Ferati (18 vjeç)Zeqir (Rrahman) Zeqiri (45 vjeç)Irfan (Ilaz) Zhilivoda (38 vjeç)Muhamet (Ahmet) Kadriu (56 vjeç)Muzafer (Avdulla ) Muhaxheri (42 vjeç)Agim (Islam) Shaqiri (17 vjeç)Bajram (Habib) Islami (38 vjeç)Ibrahim (Habib) Islami (49 vjeç)Bahri (Mahmut) Syla (24 vjeç)
Pas ekzekutimit, kufomat janë bartur me një kamion dhe janë dërguar në Serbi, përkatësisht në Batajnicë, me qëllim që të humbin gjurmët e krimit.
Dëshmitarët që kanë shkuar në shtëpinë ku është kryer krimi, kuptohet pasi janë larguar forcat pushtuese serbe dhe kufomat e të ekzekutuarve shqiptarë, tregojnë se kishte shumë gjurmë të gjakut nëpër mure, në dysheme dhe vende të tjera të shtëpisë së krimit.
Pas luftës së vitit 1999, përkatësisht deri më 2015, janë kthyer eshtrat e 67 shqiptarëve të vrarë më 22 maj 1999, dhe ka mbetur edhe një, Bukurie Shkreli, që nuk iu kanë gjetur eshtrat.
Të tjera
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...
-
KRU “Prishtina” njofton se të shtunën nuk do të ketë ujë në disa vende
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërp...
-
Policia shqiptoi 1.880 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Deponohen rreth 500 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, policia nis hetimet
Një zyrtar banke në Prizren, ka raportuar në polici se një person ka deponuar...
-
BitCoin në nivel rekord. Ja me sa dollarë këmbehet ajo
Bitcoin shënon nivele rekord të rritjes që prej zgjedhjes së Donald Trump si ...