Lajme

24 persona humbën jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 14 September 2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 357 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 24 raste të vdekjes dhe shëruar 1.498 persona nga ky virus.

“Nga 7.027 testime, 357 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

-Advertisement-

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 24 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.498 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 138.950.

Në total numri i rasteve aktive është 15.835”, bëhet e ditur në njoftim. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera