Lajme

24 pacientë me Covid-19 në Spitalin e Pejës po luftojnë për jetën

Autori: Gazeta inFokus 09:24 | 01 December 2020

Spitali i Përgjithshëm i Pejës, në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se 24 pacientë të infektuar me COVID-19 që po trajtohen në këtë spital janë në gjendje të rëndë.

Ndërsa gjatë kësaj periudhe 9 pacientë janë shëruar nga Covid-19, ndërsa aktualisht janë duke u trajtuar 127 pacientë.

4 pacientë të tjerë janë në respirator, e 87 pacientë janë në oksigjeno terapi.

-Advertisement-

Nga Personeli i Spitalit aktualisht të Infektuar me Covid-19 janë 32 Persona dhe atë: 9 Mjek, 12 Infermierë dhe 11 nga Shërbimet Administrative dhe Teknike.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 190 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

7 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 5 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 7 foshnje, 4 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.

325 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,452 analiza.

4 Operacione janë kryer gjatë ditës së djeshme si dhe 177 Shërbime Radiologjike dhe atë: 130 Rëntgen, 33 EHO dhe 14 CT-ja./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera