Lajme

24 orë para momentit vendimtar: Nesër verdikti për krerët e UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 15 September 2026

Vetëm edhe 24 orë kanë mbetur deri në momentin kur pritet të shpallet verdikti përfundimtar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Hagë.

Më 16 shtator, Dhomat e Specializuara të Kosovës pritet të shpallin vendimin pas një procesi të gjatë gjyqësor.

Katër ish-krerët e UÇK-së janë përballur prej vitesh me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

-Advertisement-

Për të gjitha pikat e aktakuzës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, katërshja është deklaruar e pafajshme.Në Kosovë, pritja për verdiktin është shoqëruar me emocione të forta. Në disa qytete është vendosur edhe “Ora e Pritjes”, si simbol i numërimit mbrapsht deri në ditën e vendimit.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy