Lajme

24 orë Kryetar: Uran Ismaili viziton Trafikun Urban, ofron mbështetje dhe flet për transportin publik falas në të gjithë Prishtinën

Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 11 October 2021

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili sot e ka nisë realizimin e iniciative tjetër shumë unike për të simulu funksionimin e qytetit kur kryetari angazhohet 24 orë në ditë.

Ai ka njoftuar se ka filluar një aktivitet 24-orësh, pa ndërprerje të takimeve, vizitave dhe diskutimeve me njerëz e institucione që kryejnë shërbime 24/7, për nevojat e qytetarëve.

Gjatë kësaj iniciative, ai ka realizuar një vizitë të Trafiku Urban. Ai ka dëgjuar për sfidat e kësaj kompanie të cilat janë të shumta, nga mungesa e hapësirave adekuate e tutje.

-Advertisement-

“Punëtorët e Trafikut Urban bëjnë një punë të madhe në krahasim me resurset, hapësirat dhe kushtet që kanë në dispozicion. Mbështetja e Trafikut Urban me autobusë të rinj, hapësira adekuate e kushte të favorshme pune është e domosdoshme. Me mua si Kryetar, Prishtina do të ofrojë mbështetje për zhvillimin e trafikut urban si dhe transport publik falas për gjithë qytetarët e Prishtinës”, ka thënë Ismaili.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera