Lajme

230 raste emergjente, 32 lindje e 82 operacione për 24 orë në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 22 February 2019

Në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, brenda 24 orëve, ka pasur 230 raste. Përmes një postimi të QKUK-së në Facebook, bëhet e ditur se Klinika Emergjente ka trajtuar raste të ndryshme.

“55 raste u trajtuan në dhomën e kujdesit të avancuar mjekësor, 55 raste te dhoma kirurgjike,74 te dhoma internistike dhe 51 te dhoma ortopedike në emergjencë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Klinika Emergjente ka trajtuar edhe 13 raste të aksidenteve në komunikacion, derisa nga kjo klinikë, për trajtim të mëtejmë në klinikat e tjera janë bartur 24 pacientë.

-Advertisement-

Gjithashtu, në një tjetër njoftim thuhet se në 24 orët e fundit në Klinikën e Gjinekologjisë kanë lindur 32 foshnje.

“Interesant është fakti se nga foshnjet e sapolindura, 16 janë femra dhe 16 meshkuj. 13 lindje janë kryer me operacion, kurse 15 gra u bënë nëna për herë të parë”, thuhet aty.

Tutje gjithashtu thuhet se për 24 orë, në QKUK kanë ndodhur 82 operacione.

“Në 24 orët e fundit në kuadër të klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës(QKUK) janë kryer 82 operacione. Nga raporti i Klinikës së Anestezionit bëhet e ditur se 28 operacione janë kryer në Klinikën e Gjinekologjisë, 8 operacione emergjente në Klinikën Emergjente, 8 operacione në Klinikën e Ortopedisë. Klinika e Kirurgjisë Maksillofaciale ka kryer 2 operacione, përderisa në Klinikën e ORL-së me anestezion total janë kryer 9 operacione. Në Kirurgji Torakale janë kryer 2 operacione, në Kardiokirugji 1 operacion. Stafi mjekësor i Klinikës së Neurokirurgjisë ka kryer 2 operacione, përderisa në Klinikën e Kirurgjisë Plastike janë kryer 3 operacione. Klinika e Kirurgjisë Vaskulare ka kryer 4 operacione, kurse në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve janë kryer 5 operacione”, thuhet tutje.

Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale janë kryer 6 operacione, kurse në Klinikës Urologjisë 4 operacione./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera