Lajme

23 zyrtarë të IPK-së certifikohen nga instruktorë të FBI-së

Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 12 November 2021

23 zyrtarë të Inspektoratit Policor të Kosovës u certifikuan sot në Prishtinë pas përfundimit të trajnimit për “Menaxhimin e vendit të ngjarjes dhe mbledhjes së dëshmive”

IPK përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditue se ky trajnim u organizua nga Ambasada Amerikane/ICITAP-Departamenti i Drejtësisë së SHBA-ve, në bashkëpunim me Byronë Federale të Hetimeve (FBI – Federal Bureau of Investigation).

Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave morën pjesë edhe Atasheu i Programit të ICITAP-it pranë Ambasadës Amerikane për Kosovë – Kimberly Riffe dhe Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së Kushtrim Hodaj.

-Advertisement-

“Ky trajnim konsiderohet jashtëzakonisht i rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve profesionale të IPK-së, si fushë në të cilën ICITAP-i amerikan po kontribuon në vazhdimësi”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera