Lajme

23 vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës, Osmani: Anëtarësimi në INTERPOL është vizioni ynë për të ardhmen

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 06 September 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në 23 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës ka thënë se ky institucion është një nga shtyllat më të rëndësishme të Republikës sonë, shkruan Gazeta Infokus.

E para e vendit përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se anëtarësimi në Interpol dhe në organizata tjera ndërkombëtare është vizion për të ardhmen.

Madje, Osmani në këtë 23 vjetor të themelimit të Policisë së Kosovës u shpreh mirënjohëse për angazhimin ne tyre.

-Advertisement-

“Në 23-vjetorin e themelimit, ua shpreha mirënjohjen tonë të thellë për angazhimin e tyre përgjatë këtyre 23 vjetëve dhe gatishmërinë tonë të plotë që të mos reshtim së punuari që Policia jonë të zhvillohet edhe më tej, duke pasur gjithnjë synim sundimin e ligjit dhe barazinë e të gjithëve para ligjit. Anëtarësimi në INTERPOL dhe në organizata të tjera ndërkombëtare është vizioni ynë për të ardhmen”, ka shkruar presidentja e vendit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera