Lajme

23-vjeçarja që u lëndua nga kulmi i Komunës pritet t’i nënshtrohet një operacioni

Autori: Gazeta inFokus 22:01 | 18 January 2024

23 vjeçarja e cila është lënduar sot si pasojë e rënies së kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës, do t’i nënshtrohet një operacioni. Kështu tha për Insajderin zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

Fazliu tha se kjo po ndodhë pasi kontrollimit të CT-së së dytë.

Ajo do të operohet nga neurokirurgët e QKUK-së në sallën emergjente.

-Advertisement-

“Ju konfirmojmë se aktualisht, pas CT-së së dytë kontrolluese, pacientja po i nënshtrohet një operacioni nga neurokirurgët në sallën emergjente. Pas operacionit pritet të transferohet në Mjekim Intnesiv Qendror për trajtim të mëtejmë!”, konfirmojë ai për Insajderin.

Ndërkohë, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka kërkuar nga organet kompetente që ta hetojnë rastin e rënies së kulmit.

”Sot, në objektin e Kryeqytetit në lagjen “Arbëria” për shkak të erërave të forta ka kolapsuar një pjesë e kulmit, ku për pasojë një person është lënduar dhe tani është nën kujdes mjekësor”, shkroi ai në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera