Rozë

23 vite më e re, ja çfarë mendon e dashura e aktorit të famshëm për diferencën e tyre në moshë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 04 December 2019

“Unë thjesht mendoj se çdokush duhet të jetë në gjendje që të lidhet me kë dëshiron”. Kështu është shprehur 22-vjeçarja, Camila Morrone, teksa u pyet për marrëdhënien e saj me aktorin e famshëm, Leonardo DiCaprio.

Në një intervistë për “Los Angeles Times”, modelja dhe aktorja e njohur u shpreh se 23 vite diferencë me partnerin e saj, nuk kanë aspak rëndësi për të.

“Ka kaq shumë marrëdhënie në Hollywood dhe në historinë e botës ku njerëzit kanë ndryshime të mëdha në moshë. Unë thjesht mendoj se dikush duhet të jetë në gjendje të dalë me kë dëshiron ai ose ajo”, u shpreh modelja.

-Advertisement-

Prej disa kohësh, 45-vjeçari DiCaprio po shijon romancën e tij me Camila Morrone. Sipas kësaj të fundit, diferenca e madhe në moshë mes tyre nuk ka aspak problem.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera