Lajme

23 të vdekur pas sulmit kundër një autobusi me të krishterë në Egjipt

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 26 May 2017

Të paktën 23 persona janë vrarë dhe 25 të tjerë janë plagosur në një sulm kundër një autobusi që transportonte të krishterë në jug të Egjiptit, njoftoi Khaled Megahed zëdhënës i Ministrisë egjiptiane të Shëndetësisë.

Khaled Megahed deklaroi se “të plagosurit janë dërguar në disa spitale pranë qytetit Minya”.

“Autobusi po transportonte rreth 45 persona në drejtim të manastirit Anba Samuel kur persona të armatosur hapën zjarr në drejtim të automjetit”, sipas burimesh të forcave të sigurisë.

-Advertisement-

Sulmet kundër kristianëve janë rritur gjatë viteve të fundit pasi grupet e armatosura i akuzojnë ata se mbështetën ushtrinë kur u rrëzua presidenti islamik, Mohammad Morsi në vitin 2013.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera