Lajme

222 pacientë me koronavirus po trajtohen në spitalet e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 22:29 | 14 September 2020

Në spitalet e Kosovës po trajtohen 222 pacientë me Covid-19.

314 persona janë duke u trajtuar në spitalet e Kosovës ndërkaq prej tyre 222 pacientë me COVID-19.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, pesë persona janë në respirator, 21 janë duke u trajtuar me CPAP maskë dhe 199 janë me oksigjenoterapi.

Ndërkaq sot janë konfirmuar 55 raste të reja me koronavirus, dhe janë shënuar pesë persona të vdekur.

Numri total i rasteve pozitive është 14.692 raste nga 58.425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 600 raste të vdekjes.

Të tjera