Sport

222 ditë pa BBC

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 02 December 2017

BBC nuk do të luajnë së bashku as këtë vikend.

Kur u mendua se tashmë pas një kohe të gjatë treshja sulmuese e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Gareth Bale (BBC) do të luajnë më në fund së bashku, edhi lajmi i tmerrshëm për Zinedine Zidane.

Bale, që u rikthye nga lëndimi të martën duke luajtur për disa minuta në Copa del Rey, nuk është i gatshëm për ndeshjen kundër Athletic Bilbaos pasi uellsiani është ankuar sërish për disa shqetësime.

-Advertisement-

Natyrisht për këtë mungesë i gjithë faji i është adresuar mjekëve të klubit, por edhe Zinedine Zidanit për faktin se në Spanjë kanë mbetur të habitur se si është e mundur që një lojtar të lëndohet vetëm sa është rikthyer, duke lindur këtu dyshimet nëse uellsiani nuk ishte rikuperuar siç duhet, apo edhe ndoshta është rikthyer në fushë para kohe.

Sido që të jetë, BBC sërish nuk do të luajë së bashku. Tashmë kanë kaluar 222 ditë që kur Zinedine Zidane i ka pasur në fushë që të tre lojtarët në fjalë.

BBC nuk luajnë së bashku që nga humbja 2:3 kundër Barcelonës, ku uellsiani u lëndua në pjesën e parë.

Që atëherë, Reali ka luajtur 32 ndeshje pa BBC, ajo në San Mames do të jetë sfida e 33’të, e 24 këtë edicion.

Sezonin që lamë pas ata kanë luajtur vetëm 16 ndeshje së bashku. Më poshtë mund të shikoni sa ndeshje kanë luajtur së bashku BBC që nga transferimi i Bale në vitin 2013.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera