Lajme

22 vjetori i çlirimit të Prishtinës në shtëpinë-shtab të UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 22:41 | 11 June 2021

Shtëpia e Adem Deshishkut në lagjen “Kolovica” në Prishtinë që nga Dita e Çlirimit të Prishtinës më 10 qershor 1999 përgjatë dy vjetëve ka shërbyer si shtab i Zonës Operative të Llapit.

Në shtëpinë që as pas 22 vjetësh nuk ka pësuar ndonjë ndryshim u pritën e përcollën shumë mysafirë, ndërsa e njëjta ishte shndërruar në seli të ZOLL-it me izë të ish-udhëheqësit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Demaçi.

Pronarin Metush Deshishku e lidhin kujtime të mira me atë kohë, ndërsa shtëpinë nuk do ta shesë e as ta japë me qira në asnjë variant.

-Advertisement-

Kujtime të mira nga ajo kohë e çlirimit kanë edhe ish-ushtarët dhe ish-eprorët e asaj kohe që janë falënderues për kontributin e Deshishkëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera