Lajme

22 vjet nga vrasja e mësuesit Halit Geci e dalja publike e UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 08:33 | 28 November 2019

Janë bërë 22 vjet që nga vrasja e mësuesit Halit Geci, e dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dalja e UÇK-së në atë ditë thuhet se ishte orkestruar nga komandanti legjendar Adem Jashari, shkruan sot gazeta Zëri.

Atë ditë të ftohtë nëntori, nuk i la vetëm shokët e tij, e nuk i lëshoi nxënësit, pa ua mësuar edhe një mësim të fundit.

“Mësimi jepet edhe gjatë luftës”, thoshte mësuesi Halit Geci, i cili në ditën e mërkurë të 26 nwntorit tw vitit 1997 e cila ishte edhe e fundit për të, po ua spjegonte nxënësve se liria fitohej me gjakë.

Për shkak të sulmeve serbe, në atë ditë, Geci ishte detyruar që të lëshonte më herët nxënësit nga mësimi, e që pasi i përcolli ata, ai nuk kishte marrë rrugën për në shtëpinë e tij.

Mësuesi Halit së bashku me mësuesin Shaban Rrecaj, kishin vendosur të ktheheshin dhe të qëndronin me drejtorin i cili kishte mbetur i vetëm në shkollë. Aty mësuesi Shaban Rrecaj bashkë me mësuesin Halit u plagosën nga një plumb serb, i cili kishte qenë fatal për këtë të fundit.

Lajmi për vrasjen e mësuesit Geci atë mbrëmje të 26 nëntorit kishte marr jehonë në gjithë vendin.

Ai u varros me nderime të mëdha më 28 nëntor të vitit 1997 në Llaushë të Skenderajit. Në varrimin e tij, ku morren pjesë qindra-mijra vetë, doli në skenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Dalja e saj publike po në atë ditë, thuhej se kishte qenë vendim i komandandit legjendar Adem Jashari, i cili bashkë me shokë kishte qëndruar në male, për t’i ruajtur ata në rast të sulmeve serbe.

Të tjera