22 vjet nga beteja e UÇK-së në Likoshan dhe Çirez
Autori: Gazeta inFokus 09:01 | 28 February 2020
Këtë të premte bëhen 22-vite nga fillimi i luftës në Kosovë, e cila nisi në fshatrat e Drenicës, Likoshan dhe Çirez, ku te vendi i quajtur “Te tre lisat” u zhvilluan luftimet mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave kriminale serbe.
Në luftimet e zhvilluara mbetën të vrarë disa policë serbë. Si pasojë e kësaj, forcat e armikut rrethuan të dy fshatrat ku ekzekutuan 24 civilë të pafajshëm.
Në rrethimin e fshatrave, armiku përdori artileri të rëndë, duke përfshirë helikopterë dhe shumë mjete tjera të blinduara, përfshirë edhe tanke.
Qysh në ditën e parë të luftimeve, armiku kreu masakrat ndaj civilëve, vetëm në familjen Ahmeti vrau 11 persona.
Pas pak ditësh, më 5 mars, ushtria dhe policia serbe rrethuan familjen e Komandantit Legjendar të UÇK-së, ku familja Jashari rezistoi për 3 ditë dhe 3 net në luftimet kundër armikut.
Me luftën e Prekazit, tani më çdo gjë ishte e qartë, në Kosovë lufta për liri nuk do të kishte më të ndalur.
Gjatë luftimeve deri në çlirimin e vendit, rreth 1 milion shqiptarë u dëbuan nga Kosova, 15.000 u vranë, 2.400 prej tyre ranë dëshmorë. Armiku kreu shumë masakra, si atë në Abri, Reçak, Meje, e shumë e shumë të tjera.
Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5.000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por ende nuk dihet për fatin e mbi njëmijë shqiptarëve të zhdukur.
Në këtë periudhë kohore janë përdhunuar afër 20 mijë femra shqiptare. Gjatë periudhës kohore mars 1998 – qershor 1999, njësitë kriminale dhe artileria e rendë serbe kanë shkatërruar dhe djegur pjesërisht ose tërësisht rreth 1.100 vendbanime shqiptare, kanë plaçkitur, djegur e shkatërruar mbi 200.000 shtëpi, banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte kulturore, shkencore, fetare etj.
Kjo luftë që filloi nga 28 shkurt 1998 e deri më 23 mars 1999 u zhvillua mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave kriminale serbe.
Ndërsa nga 24 mars 1999 e deri më 10 qershor 1999, Aleanca Veri-Atlantike NATO me bombardime të përditshme mbi caqet ushtarake jugosllave, me përkrahjen tokësore të UÇK-së, detyroi forcat serbe dhe diktatorin famëkeq Sllobodan Millosheviqin të nënshkruajë kapitullimin në Kumanovë.
Të tjera
-
200-vjetori i ndarjes nga jeta i poetit anglez, Lord Bajron
200 vjet më parë ndahej nga jeta poeti romantik anglez, Xhorxh Gordon Bajron ...
-
Nisin punimet për zgjerimin e rrugës Kijevë – Dollc, Kurti: I kemi shpëtuar 150 milionë euro
Sot kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës nacionale Kijevë-Dollc. Në c...
-
Ushtrimet serbe në kufi, Kurti: Serbia paraqet kërcenim për Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke komentuar ushtrimet e ushtrisë serbe...
-
Kurti: Bandat fashiste nuk mund të hyjnë në zyrat e kryetarëve
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth procesit të referndumit që...
-
Arrestohet personi i kërkuar, i dënuar me tri vite burgim
Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore m...
-
Alejtin Berisha, presidenti i UNI – Universum International College, folës në të njejtën konferencë me Bill Gates dhe Sam Altman
Presidenti i UNI powered by Arizona State University, Alejtin Berisha, ishte ...
-
Sülmoi se*sualisht një grua, arrestohet burri në Malishevë
Një burrë është arrestuar në Malishevë pasi dyshohet se ka sulmuar seksualish...
-
Vazhdojnë telashet me paratë e rrejshme, një person në Prizren ankohet në polici
Një person në Prizren, ka raportuar në polici se disa persona kanë dorëzuar k...
-
Shkollat e kryeqytetit me ligjëratë sensibilizuese ndaj dhunës në familje
Ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e ciklit të mesëm të ultë dhe të m...
-
Rreth 400 ndërmarrje të vogla dhe të mesme priten të përfitojnë grante
Sot përfundon afati për aplikim për grante për ndërmarrjet mikro të vogla dhe...
-
Plicia gjen ārmë në veri të Mitrovicës
Njësiti policor gjatë patrullimit janë hasur dhe konfiskuar 36 gëzhoja të arm...
-
Dështimi i serishëm i negociatave për dinarin, Petkoviq para QUINT-it
Pas dështimi të djeshëm të bisedimeve në Bruksel për gjetjen e një zgjidhjeje...