22 shqiptarë ndalohen nga policia në Itali
Autori: Gazeta inFokus
11:38 | 14 Shtator 2018
Patrullat policore të Milanos kanë arrestuar 23 persona në total për shfrytëzim prostitucioni, të gjithë shtetas shqiptarë me përjashtim të një gruaje rumune, që të gjithë rezidentë në provincat e Comos, Monzas dhe Brianzas.
Të ndaluarit akuzohen për shfrytëzim prostitucioni të të paktën 25 vajzave, mes të cilave shqiptare, bullgare, moldave, polake, rumune dhe hungareze. Tre prej tyre akuzohen edhe për posedim të paligjshëm armësh zjarri, ndërsa gjatë kontrolleve janë sekuestruar edhe rreth 25 mijë euro.
Arrestimet janë kryer të enjten, por vetëm sot janë publikuar nga mediet italiane, ndërkohë që disa prej të ndaluarve rezultojnë persona deri më dje në arrati.
Nga sa rezulton prej hetimeve, të kryera përmes përgjimit telefonik dhe ndjekjes së agjentëve, asnjë prej vajzave të shfrytëzuara nuk ka ngritur padi kundër të arrestuarve, ndërsa dy prej tyre kontrollonin aktivitetin edhe pse ishin me precedentë të mëparshëm penalë.
Vajzat, gjatë aktivitetit të tyre kontrolloheshin madje përmes telefonatave të vazhdueshme dhe SMS-ve. Ishin pikërisht këta të ndaluar që shoqëronin vajzat nga vendet e prostituimit drejt shtëpive ku banonin, apo deri në shtëpitë e klientëve.

T� tjera
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...






























