Lajme

22 raste të reja dhe një rast i vdekjes nga Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 27 October 2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar 22 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.
Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 20 persona nga ky virus.

“Nga 2.095 testime, 22 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes.

-Advertisement-

Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 276 persona.

Në total numri i rasteve aktive është 428”, bëhet e ditur në njoftim. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera