Lajme

216 pacientë me Covid-19 janë të shtrirë në spitalet e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 01 February 2022

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se janë duke u trajtuar 216 pacientë me Covid-19, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, 215 pacientë janë  të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 1 pacient i negativizuar.

141 pacientë janë me oksigjeno-terapi, në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 5 pacientë.

-Advertisement-

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

-Klinika Infektive, 88 pacientë

-Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 5 pacientë

-Klinika e Pediatrisë, 8 pacientë

-Klinika e Gjinekologjisë, 13 pacientë

-Klinika e Pulmologjisë, 2 pacientë

-Spitali i Prizrenit, 17 pacientë

-Spitali i Pejës, 21 pacientë

-Spitali i Gjakovës, 19 pacientë

-Spitalit Mitrovicës, 19 pacientë

-Spitali i Ferizajt, 6 pacientë

-Spitali i Gjilanit, 16 pacientë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera